Deputeti Agron Shehaj ka reaguar ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas daljes së ksaj të fundit në terren për shkak të përmbytjeve.
“Në një vend normal, Balluku do të ishte duke u gjykuar para drejtësisë si një qytetare e zakonshme, pa mandat dhe pa pushtet.
Belinda jo vetëm që nuk lëshon karrigen, por shkon të ngushëllojë banorët e përmbytur, në një kohë kur me milionat e eurove që ajo ka vjedhur, hidrovoret do të funksiononin, rrugët nuk do të rrëshqisnin si rërë dhe kanalizimet do të ishin në rregull.Nuk është “dora e Zotit”, është e korrupsionit”, shprehet Agron Shehaj. (TemA)