Agron Shehaj: Ramës i ka mbetur vetëm arratisja.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me një video-mesazh në rrjetet sociale pas daljes së përgjimeve të reja nga dosja e SPAK-ut, ku në qendër të hetimit del emri i Ergys Agasit që regjistronte takimet që bënte në vilën e tij.

Shehaj deklaron se përgjimet e SPAK tregojnë se Agasi regjistronte sistematikisht takime me ministra, deputetë, zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe eksponentë të krimit të organizuar, duke e përshkruar atë si nyjën kryesore për manipulimin e tenderave dhe. Shehaj thekson se Agasi është “bankomatii” i kryeministrit Edi Rama.

Shehaj deklaron se Ramës tani i ka mbetur vetëm një mundësi, të arratiset nga Shqipëria.

“‘Kjo kushton 2 milionë, do të bëjmë 4 milionë. Kjo tjetra kushton 30, do ta bëjmë 60.’

Këto dalin nga dosja e SPAK-ut. Ergys Agasi regjistronte çdo takim që bënte me ministra, me deputetë, me zyrtarë të lartë, me biznesmenë, me eksponentë të krimit të organizuar.

Çdo gjë e regjistruar. Dhe këto regjistrime janë pjesë e dosjes së SPAKut. Praktikisht Ergys Agasi ishte bankomati i Edi Ramës. Kishte mundësi të manipulonte çdo lloj tenderi. Çdo gjë kalonte nëpërmjet atij.

Tani Edi Ramës, pasi i kanë dalë këto përgjime, i ka mbetur vetëm një mundësi. Të arratiset nga Shqipëria” – u shrpeh Agron Shehaj në rrjetet sociale.

Arlind Qori: Rama e ka të kotë, nuk shpëton dot nga kjo situatë

Sipas Arlind Qorit, Rama justikifkon mbrojtjen e Ballukut duke mos i hequr akoma imunitetin, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se lidhja që bën Rama s’ka asnjë sens.

Kreu i Lëvizjes Bashkë thoët se nëse Rama do ishte politikan i përgjegjshëm, do e kishte shkarkuar Ballukut 24 orë pas kërkesës së SPAK.

Qori thekson se së pari Rama do ti japë një komardare Ballukut dhe së dyti të fitojë kohë duke fashitur revoltën që po shfaqin protestat, sidomos ajo e Lëvizjes Bashkë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i Lëvizjes Bashkë vazhdon duke thënë se Rama nuk kontrollon as SPAK-un, as GJKKO-në dhe s’ka çfarë i ofron Ballukut në këmbim të heshtjes. Qori argumenton se as revolta e njerëzve nuk do të fashitet.

Qori thekson se Edi Rama është një politikan jo vetëm i korruptuar, por edhe anakronik, i shkëputur nga shoqëria shqiptare.

Asistin për të dalë nga kjo situatë, Qori thotë se po ia japin gazetarët e shitur, që i ofrojnë intervista normale, me pyetje normale, në një fund viti që nuk është aspak normal për të.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *