“Ai nuk i hap rrugë”, gazetari zbulon çfarë fshihet pas lëvizjeve të fundit të Salianjit

Gazetari Denis Minga analizoi lëvizjen e fundit politike të Ervin Salianjit dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Minga u shpreh se turi i Salianjit dhe mesazhet që ai po përçon mund të ndikojnë ndjeshëm në raportin e forcave brenda PD-së dhe në debatin për lidershipin e ardhshëm të partisë.

Ai tha se nëse demokratët arrijnë të përthithin mesazhin e Salianjit, që PD, në kushtet aktuale, është e pafuqishme për të fituar zgjedhjet dhe se për t’u bërë sërish faktor kërkohet një ndryshim gjeneratash, atëherë ai mund të konsiderohet fitues i kësaj beteje politike.

Minga u shpreh se Berisha nuk do t’i hapë rrugë, dhe këtë, sipas tij, e tregojnë reagimet e tij të ashpra, ku përpiqet ta nënvlerësojë duke i kujtuar “zonën e Kombinatit”, ndërkohë që Salianji ka nisur një fushatë kombëtare. Ai shtoi se synimi final i Salianjit mund të jetë përgatitja për t’u përballur me pasardhësin që do të lërë zoti Berisha.

“Nëse demokratët e përthithin mesazhin e tij, që PD në këto kushte është e paaftë të fitojë zgjedhjet dhe që për t’u bërë faktor PD duhet ndryshim gjeneratash. Nëse Salianji arrin që këtë mesazh t’ua përcjellë demokratëve të zakonshëm, për mua e ka fituar betejën. Pastaj nuk është çështje lidershipi. Në momentin që Salianji e përçon këtë mesazh, Berisha sigurisht që nuk do t’i hapë rrugë, dhe ne po e shohim ku Berisha po reagon ashpër dhe mundohet ta përçmojë dhe ta nënvlerësojë, ku i thotë se “i kam dhënë një zonë në Kombinat, të merret me Kombinatin”, ndërkohë që Salianji ka nisur një fushatë kombëtare. Berisha nuk mund të fitojë as në 2027, as në 2029, dhe çdo humbje e PD-së me Berishën në krye është në favor të Salianjit, pavarësisht se Salianji nuk e mund dot Berishën në garë të drejtpërdrejtë. Më duket një lëvizje shumë e zgjuar e Salianjit dhe enturazhit të tij. Berisha është politikan i vjetër dhe i njeh të gjitha hallkat, dhe me siguri ai ka vënë ndonjë pasardhës të tij. Me siguri Salianji këtë synon, të futet në garë me pasardhësin që do të lërë Berisha. PD drejtohet sot nga Berisha, por pasardhësi i tij do ta ketë të vështirë me mesazhet që ka dhënë Salianji dhe që do të japë në vazhdim.”, tha Minga për Euronews Albania.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *