Arlind Qori: Ideja e opozitës për qeveri teknike, pazar me Ramën. Duan bashkëqeverisje

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori ka deklaruar se ideja e opozitës për krijimin e një qeverie teknike është pazar me kryeministrin Edi Rama dhe në këtë rast sipas tij, po kërkojnë bashkëqeverisje.

Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Qori vuri në dukje opozita dhe mazhoranca po kërkojnë bashkëqeverisje në idenë e hedhur në opinionin publik për një qeveri teknike.

Qori ka shpjeguar ndër të tjera, edhe qëndrimin e “Lëvizjes Bashkë” se pse refuzoi ftesën e kryedemokratit Berisha për koalicionin opozitar duke thënë se pozicioni i tij është i qartë dhe i prerë; “Ne nuk mund të bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes.”

“Askush nuk është habitur nga qëndrimi i “Lëvizjes Bashkë”, madje as Berisha kur e ka hedhur si ftesë nuk besoj se e ka pasur seriozisht se ka pritur se unë apo Lëvizja Bashkë do të hyjmë në koalicion ndonjë ditë me të. Qëndrimi ynë është i qartë; ne jemi kundër qeverisë në radhë të parë por jemi njëkohësisht kundër gjithë sistemit të vjetër të korruptuar dhe servil ndaj oligarkisë ekonomike. Ne nuk mund të bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes”, u shpreh Qori.

Ai vuri në dukje se Berisha dhe Rama janë homologë të njëri-tjetrit në natyrën e tyre politike dhe qeverisëse.

“E dyta, edhe nga ana strategjike; qeveria në Shqipëri do të bjerë kur qytetarët masivisht të besojnë se ka një alternativë që është e kundërta morale e kësaj qeverie. Sali Berisha është homologu moral i Edi Ramës, kanë interesa të përbashkëta, por kanë të njëjtin karakter abuziv dhe korruptues me njëri-tjetrin”, tha Qori.

Qori shtoi se për ta rrëzuar qeverinë “ne kemi nevojë për shoqërinë që bashkohet dhe për partitë politike si “Lëvizja Bashkë” që kanë reputacionin politik dhe moral të të qenit të pakorruptuar por edhe të pakorruptueshëm.”

Sipas tij, “Lëvizja Bashkë” kërkon njerëz që luftojnë të keqen dhe duan të sjellin të mirën dhe nuk e bashkon asgjë as me Ramën dhe as me Berishën.

“Njerëz që luftojnë me të keqen për ta zëvendësuar me të mirën dhe jo për të modifikuar elementët e së keqes. Mua dhe “Lëvizjen Bashkë” nuk na bashkon asgjë as me Ramën dhe as me Berishën dhe as me një faktor tjetër destruktiv në shoqërinë shqiptare”, deklaroi Qori.

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *