Artan Hoxha tregon pse nuk kapet Ergys Agasi

Gazetari, Artan Hoxha i ftuar në “Euronews Now” me Thimi Samarxhiun ka dhënë detaje lidhur me dosjen e AKSHI-t. Hoxha gjatë fjalës së tij u shpreh se hetimi i SPAK ishte një bingo. Sipas tij hetimi arriti të kapte vetëm një pjesë të gjërave pasi ka ende shumë detaje.

Ai theksoi se priste që në korrik që të lëshohej një urdhër arresti ndaj Ergys Agasit. Sipas tij kjo është shtyrë në maksimum dhe se u desh muaji dhjetor të operohej. Gazetari ngriti pyetjen sesi Agasi arriti që në moshë të re për t’u fuqizuar ndërkohë që s’ka të shkuar nga bota e krimit.

“Gysi nuk është njëri që mban pistoletën në brez, nuk është njeriu i forcës. Ai ka një fuqi tjetër nuk është si këta të tjerët që kanë ardhur nga gaveta, ai nuk ka pasur këtë lloj historiku.

Ai vjen nga një familje intelektuale, ka qene deputet ka qene edhe ministër për ca kohë. Pra është një njeri i formuar dhe i ri, është futur shumë i ri në këtë rrugë. Tani problemi është si u fut ky dhe u bë kaq i fuqishëm. Se nga bota e krimit nuk vinte, nuk ka një shkuar te bota e krimit.

Emri i Agasi filloi të bëhej i fuqishëm ne momentin që binte Vangjush Dako. Fillimisht u shpall person non grata në SHBA më pas filluan proceset penale ndaj tij. Dhe kur ai u arrestua vendi i tij mbeti bosh. Ky është koordinatori i tretë që mbaj mend në dy dekada e gjysmë në Shqipëri.

Tre koordinatorët kanë qenë nga Durrësi. I katërti është çik shpejt po do ta shohim. Kishte kohë qarkullonte se Gysi nuk u mbaronte dot ,ë punë lart gjë që tregon se kishte ndodhur rrokata”, tha ai.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *