Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj, pavarësisht veprimeve të opozitës.
Balla i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë për reformat ose në të kundërt mazhoranca do të vijojë punën, shkruan A2.
“Sa i përket objektivave, dëgjojeni! Kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën, ejani! Nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në Komision, do bëjmë ndryshimet. Edhe për Reformën Zgjedhore, nëse nuk vinin deri në javën e ardhshme… Mbajini mend: zgjedhjet e ardhshme lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme”, tha kreu i grupit socialist.