Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist, ka folur për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe funksionimin e Reformës në Drejtësi.
Ai theksoi se Shqipëria sot ka një sistem ku hetimet e SPAK-ut nuk pengohen dhe se politikanët arrestohen vetëm në raste flagrante.
Balla theksoi se mungesa e vendimeve nga Gjykata Kushtetuese ka krijuar një “ngërç kushtetues”, duke theksuar se përgjegjësia fillon tek Kuvendi që nuk ka zgjedhur anëtarin e nëntë të Gjykatës.
Ai shtoi se Shqipëria ka bërë progres të madh në drejtësi, duke mundësuar hetime edhe ndaj figurave të larta, si presidentë, kryeministra dhe zëvendës-kryeministra, një situatë që 10 vite më parë ishte e paimagjinueshme.
Taulant Balla: “Unë e kam thënë shumë vite më parë kur shkruhej Reforma në Drejtësi, dëshmitarët janë, duhet të jetë shumë e qartë që politikani arrestohet për pagjykim përfundimtar vetëm në kushtet e flagrancës. Për shëmbull je duke e drejtuar makinën dhe shkakton një aksident me pasojë humbje jete apo një vrasje, kjo padyshim dhe në ktë rast përcaktohet në rregulloren e Kuvendit 119 në mos gaboj që njofton menjëherë Kuvendin mblidhet brenda 48 orëve dhe jep autorëzimin dhe vazhdon puna. Në pjesën tjetër duhet të prevalojë kontrata qytetare. Pra ti je i zgjedhur sepse pyetja që ndodh dhe në fakt këtë e bëja shpesh rreth 10-15 vite më parë…cfarë ndodh nëse del i pafajshëm? Gjithë këto vite mungese në shërbimin tonë publik“