Balliu nuk përjashton ngujimin: Do të ketë përshkallëzim…

2025 nuk ka qenë një vit i lehtë për Partinë Demokratike, pasi humbi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe pakënaqësitë u shtuan drejt lidershipit.

Më pas Sali Berisha ngriti një foltore para Kryeministrisë, ku çdo të hënë edhe më pak njerëz u bashkonin kauzës së tyre.

”Aksioni i opozitës në vitin 2026 do të përshkallëzohet”, pohon deputeti demokrat Klevis Balliu, ku nuk përjashton as grevën e urisë dhe as ngujimin si në Kuvend por edhe në sheshe.

”Asgjë nuk përjashtohet, por mendoj se duhet të merremi me qeverinë në një format ballor. Nuk përjashtohet as ngujimi dhe asgjë tjetër në aksionin tonë. Më së shumti mendoj se fokusi duhet të jetë në formë proteste afatgjatë, deri në arritjen e qëllimit. Qëllimi tashmë është i qartë, Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapet rrugë një qeverie teknike apo tranzitore”.

Sipas Balliut detajet e zbuluara nga dosjet e SPAK deri më tani janë maja e ajsbergut, duke paralajmëruar prova të reja më të rënda për zyrtarët por edhe për eksponentët e krimit. Përveç protestës në bulevard, demokratët tentuan të shkonin edhe në banesën e kreut të qeverisë në Surrel. Balliu nuk mohon që një aksion i tillë por në përmasa më të mëdha të përsëritet në javët në vijim.

”Edi Rama ka përzënë shqiptarët nga shtëpitë e tyre dhe me afera korruptive ka ndërtuar atë banesë 6 mijë metra katrorë. Ajo është një banesë e ndërtuar me djersën e shqiptarëve dhe shqiptarët nëse vendosin të shkojnë, shkojnë në pronat e vjedhura nga Edi Rama. Dhe në këtë aspekt, Edi Rama e ka personalizuar betejën me shqiptarët”, tha Balliu.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *