Balluku u pezullua nga detyra?, Lapaj e Shehaj komentojnë vendimin e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese nuk arriti dot sot shumicën për rastin ‘Balluku’ dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Pas vendimit të Kushtetueses kanë ardhur edhe reagimet e para politike. Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se vendimi i sotëm i Kushtetueses tregoi se Qeveria shqiptare u përpoq të pengonte drejtësinë me veprimet e tyre, me qëllim mbrojtjen e Ballukut.

“U provua nga Gjykata Kushtetuese se Këshilli i Ministrave dhe Edi Rama penguan drejtësinë me veprimet e tyre. Drejtësia tashmë duhet të shkojë te Edi Rama! Qeveria nuk ka më legjitimitet moral pasi u kthye në zyrë avokatie për Zv. Kryeministren!”, ka shkruar Lapaj.Ndërkohë kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se nga sot Balluku nuk do të mund të shkojë dot më në zyrë dhe të vjedhë qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj ka thënë se fundi i pandëshkueshmërisë do të vijë vetëm kur kryeministri Edi Rama të dalë para drejtësisë.

“Më në fund Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin përfundimtar të Belinda Ballukut. Nga sot Belinda Balluku nuk shkon dot më në zyrë, nuk firmos dot më, nuk vjedh dot më qytetarët shqiptarë.

Mund të themi që ky është fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri? Jo. Tani e ka radhën Edi Rama.

Sepse çdo njeri në Shqipëri e di që në krye të korrupsionit është Edi Rama dhe vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të Kryeministrit Edi Rama mund të themi që ka ardhur fundi i pandëshkueshmërisë edhe në Shqipëri”, ka shkruar Shehaj.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *