Anëtarët e Këshillit të Mandateve këtë të martë kanë dhënë një deklarët për mediat nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me thirrjen që i kanë bërë mbledhjes së Këshillit të Mandateve lidhur me mandatin e zv/Kryeministres Belinda Balluku pas kërkesë së SPAK për heqjen e imunitetit.
“ Më lejoni fillimisht t’ju uroj një vit të mbarë. Edhe sot me përgjegjshmëri të plotë 5 anëtarët e opozitës në Këshill kërkuan mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit për Ballukun. Kërkesa ishte e bazuar në Rregulloren e Kuvendit. Sot mbushen plot tre javë nga kërkesa e SPAK për krijimin e arrestimit të krahut të djathtë të Ramës, dhe tre javë që kur Peleshi dhe anëtarët socialistë në Këshill fshihen siç fshihen ata që kanë shkelur ligjin. Ky është një rast I pa precedent kur Këshilli merr kaq kohë për shqyrtimin e një kërkesë të ngutshme të SPAK, qoftë para apo pas reformës në drejtësi”-tha Bardhi.