Belinda Balluku, karriera politike nga viti 2004 deri më sot përballë drejtësisë

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë së mandatit të katërt të Partisë Socialiste, e nisi karrierën politike në vitin2004. Asokohe zonja Balluku iu bashkua stafit të Bashkisë së Tiranës, nën drejtimin e Edi Ramës si kryebashkaik. Balluku fillimisht punoi si Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si Drejtore e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, raporton A2 CNN.

Prej vitit 2006, Balluku ka qenë zyrtarisht pjesë e Partisë Socialiste. Belinda Balluku ka marrë pjesë në shtabet elektorale, ku ka organizuar evente të rëndësishme politike dhe ka drejtuar Kabinetin e Kryetarit gjatë periudhës janar 2011-janar 2012.

Nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim, Ballukut iu besua një tjetër detyrë e rëndësishme, pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të ALBCONTROL Sh.A., fill pasi Rama kishte fituar mandatin e parë si kryeministër, shkruan A2 CNN.

Në fillim të vitit 2019,karriera politike e Belinda Ballukut do të merrte një hov të rëndësishëm. Më 17 janar, Rama e futi Ballukun në ekzekutiv duke e emëruar Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe pse nuk kishte mandate të fituar deputeti. Këtë post Balluku e ka mbajtur për 7 vite, derisa GJKKO kërkoi pezullimin nga detyra të znj.Balluku.

Në korrik të vitit 2022, Balluku do të merrte një tjetër detyrë akoma më të rëndësishme në karrierën e saj politike. Edi Rama në mandatin e tretë, e bëri Ballukun krahun e djathtë të qeverisë së tij duke e emëruar si zv.kryeministre, përcjell A2 CNN.

Në fushatën e vitit 2025, Balluku ishte drejtuese e qarkut të Fierit, ku Partia Socialiste siguroi një rezultat rekord prej 12 mandate, duke i rrëmbyer Partisë Demokratike një mandat nga lista e mbyllur.

Sot, Balluku mban vetëm mandatin e deputetes, fituar fillimisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021e më pas mandatin e dytë të zgjedhjeve të 14 majit, 2025. GJKKO ka pezulluar nga çdo detyrë në ekzekutiv të znj.Balluku, gjatë një vendimi të marrë më 20Nëntor të vitit 2025.

Afro një muaj më vonë, pasi Rama nuk zbatoi masën e pezullimit, SPAK iu drejtua Kuvendit për heqjen e imunitetit. Përtej vendimit që do të marr Këshilli i Mandateve për këtë kërkesë të SPAK, Gjykata Kushtetuese këtë të premte, të 6 shkurtit 2026, nuk arriti të votojë në unanimitet kërkesën e kryeministrit Rama për rrëzimin e vendimit të GJKKO.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *