Berisha cakton datën dhe orën e protestës së radhës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se opozita do të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, më 10 shkurt, në orën 17:00.

“Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij, shëtit si i vdekuri me të gjallin me Lubi Ballukun, për t’u thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët, për t’i ofenduar ata dhe më shumë se ofendim, se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkit dhe se mos mendoni kurrë se drejtësia apo ligji janë për Ramën apo Lubinë, por janë vetëm për ata që duan këta të dy. Ka qenë dhe është bindja ime më e prerë, se është vetëm sovrani, gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këtë grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të largohen një minutë e më parë nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike, zgjedhje të ndershme”, tha Berisha në konferencë për mediat, përcjell A2.

“Në Tiranë, dhe kudo në Europë dhe botë, 24 janari është i gjallë çdo ditë. Çka do të thotë, qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë dhe kudo, miqtë e shqiptarëve, presin protestën, revoltën dhe vetëm revoltën e qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat, gratë, të moshuarit, të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 5 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera. Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *