Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha së shpejti do të ketë probleme me SPAK, lidhur me dosjen e “21 janarit”.
Ai paralajmëroi se PD do të pësojë vetëm rënie.
“Shumë shpejt Berisha do ketë probleme me SPAK, lidhur me 21 janarin dhe kjo nuk është rastësi. Berisha ka lëvizur shpejt sepse Salianji është futur si pykë po për këtë gjë. Ajo që është e dhimbshme, por unë do ta them është që gjithë klasa politike aktuale ëshët e gjitha e Soros. Flas si lidership. Edhe Salianji është Soros.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Këtu ka ardhur një administratë amerikane trumpiste që po ndikon në të gjithë botën nëpërmjet agjendës antisoros. Kjo ka qenë arsyeja që ti do shohësh jo vetëm Salianjin por edhe të tjerë që do fillojnë luftë të brendshme. Berisha nuk ka pasur ndonjë plan këto dy vjet. Nuk ka për të parë më PD ndonjë ngritje, vetëm rënie. Këtë javë Berisha dha një mesazh shumë të rëndësishëm. Tha çdokush që është në këtë parti do marrë lejë te fondacioni Soros për të dalë në TV dhe tha do shkoni te zyra e shtypit të Alfred Leles. Lela është pjesë e fondacionit Soros”, tha Goxhaj.
“Tiku i Soros, skenar me Ramën” – Altin Goxhaj: Në 3 muajt e parë të vitit do përcaktohet fati jonë
Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, nën moderimin e Pranvera Borakajt, deklaroi se viti 2025 ishte viti i konfirmimit të dështimit të klasës politike shqiptare, duke theksuar se ndryshimet globale do të reflektohen edhe në Shqipëri dhe se zgjidhja, sipas tij, nuk vjen nga jashtë, por nga vetë shqiptarët.
Ai theksoi se në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm (2026), shqiptarët duhet të bëjnë “luftë” me klasën politike për të përcaktuar fatin e tyre.
Altin Goxhaj: Në botë ka filluar një ndryshim i madh, po rishkruhen rregullat e lojës në të gjithë planetin dhe ky cunam do jepte dallgët e veta edhe në Shqipëri. Viti 2025 është viti i konfirmimit të të gjitha tezave që kemi hedhur në këtë studio mbi dështimin total të kësaj klase politike dhe përparimin e një agjende antishqiptare të shpopullimit të Shqipërisë. Këtë herë të gjithë u bindën që kjo kishte ndodhur. Ne tani jemi përballë një sfide. Nuk është dritë në fund të tunelit, është dritë brenda vetes. Tuneli është aty i errët, varet vetëm nga ne që ta ndriçojmë. Shqiptarët kujtojnë se do t’ua sjellë Amerika gati zgjidhjen.
Amerika nuk mund të sjellë asnjë zgjidhje kur këtu nuk ka potencial. Shqiptarët duhet të kuptojnë që Soros ka mbaruar punë me këtë vend, i ka krijuar të gjithë mekanizmat dhe tani ne duhet të përballemi me të. Ka parkuar te Kryeministria Adriatik Lapaj, unë i them Tiku i Sorosit, për llogari të Edi Ramës për të kontrolluar çdo parkim proteste. Shqiptarët duhet të shohin brenda vetes dhe të kuptojnë që ky është një moment historik, është stacioni i fundit. Duhet të bëjnë betejë, luftë, përballë kësaj klase politike sepse në këto 3 muajt e tjerë të vitit do të përcaktohet fati ynë nga ne dhe jo nga Amerika. Amerika e bëri të vetën, tani varet nga ne.