Berisha: Sulmi ndaj deputetëve të opozitës dëshmon se Rama kërkon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës së opozitës, duke akuzuar qeverinë për arrestime të padrejta dhe dhunë ndaj deputetëve opozitarë. Sipas tij, 25 persona u ndaluan, ndërsa 17 prej tyre u lanë në arrest pa asnjë fakt, duke i cilësuar ndalimet si të motivuara politikisht. Berisha përmendi me emra disa prej të ndaluarve, mes tyre edhe të mitur, duke i quajtur qëndrestarë dhe heronj.

“U ndaluan 25 vetë, nga të cilët 17-ve u kanë komunikuar masën e arrestit, absolutisht pa asnjë fakt. Pa asnjë fakt! Thjesht i kanë kapur për numër. Këta janë: Juel Korbi, 17 vjeç, Rei Bogdani, 16 vjeç, Orest Halilaj, 17 vjeç, Kreshnik Kastrati, 16 vjeç, Zeni Guri, 16 vjeç. Dua t’u them këtyre të rinjve se janë krenaria e mbarë kombit shqiptar. E nisin jetën politike në një betejë me të keqen e kombit të vet. Arturo Kadria, 19 vjeç, Sadri Peka, 17 vjeç, Kreshnik Çeço, 36 vjeç, Suzana Dinushi, 48 vjeç, Klodiana Bajrami, 24 vjeç, Leonid Tusha, 21 vjeç, Gjesti Velçanaku, 19 vjeç, Klajdi Subashi, 26 vjeç, Ramazan Nuki, 29 vjeç, Florian Nuku, 32 vjeç, Daniela Leka, 17 vjeç, Ernest Kapo 31 vjeç. E kanë liruar. Heronj të vërtetë”, deklaroi Berisha.

Lideri demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama për urdhërimin e dhunës ndaj deputetëve të opozitës, duke përmendur rastet e Bledion Nallbatit dhe Zija Ismailit. Sipas Berishës, sulmi fizik ndaj tyre është akt politik kriminal dhe dëshmi se Rama po kërkon përballje civile.

“Dhuna e egër e banditëve dje nuk kurseu deputetë të Kuvendit popullor. Ju jeni dëshmitarë se si para kamerave, u vërsulën me urdhër të veçantë, goditën dhe keqtrajtuan deputetin Bledion Nallbati, me urdhër të Edi Ramës, i cili në mënyrë absolute nuk po kryente asnjë veprim, përveçse po ndihmonte një të mitur që po e keqtrajtonin. Akt politik kriminal. Goditja publike e Bledion Nallbatit, përpjekja për ta asfiksuar me gaz në fytyrë përbën një krim të shëmtuar, një hakmarrje primitive të Edi Ramës ndaj deputetit guximtar, Bledion Nallbati. Qëndrim brutal, të dhunshëm, kriminal, kanë mbajtur ndaj deputetit Zija Ismaili, doktor Zija Ismaili, i cili, edhe ai po protestonte krejtësisht në përputhje me standardet tona të revoltës paqësore. Sulmi fizik ndaj deputetëve të opozitës dëshmon se Edi Rama kërkon përballje civile”, u shrpeh kreu demokrat.

Ai e cilësoi protestën e 10 shkurtit si kryengritje paqësore dhe paralajmëroi se drejtësia do të veprojë ndaj përgjegjësve.

“Edi Rama është një hakmarrës primitiv, i cili për t’i shpëtuar ligjit nga miliardat që ka vjedhur së bashku me Lubinë, është i gatshëm të kryejë çdo veprim vetëm e vetëm t’i shpëtojë ligjin. Por unë e garantoj Edi Ramën se është absolutisht i pashpresë. Ajo kryengritje paqësore e 10 shkurtit faktoi pikërisht këtë. Edi Rama është i pashpresë”.

Related Posts

Situatat e fundit në BBVA, reagon ashpër Ilir Shaqiri: “Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit…”

Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio, nuk kanë lënë pa reaguar…

Situata në Prime e djeshëm/ Vjen një zarf në BBVA, banorëve iu bëhet e ditur se…

Kërkesa e Artanit gjatë spektaklit të mbrëmshëm nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Vëllai i Madh ka futur sot një zarf të bardhë në shtëpi, duke…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

Në orët e vona të natës! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthje pasionante me njëri tjetrin! (VIDEO)

Pas lojërave me fjalë, ngacmimeve dhe atij momentit të diskutueshëm ku Selin pretendoi se “hoqi kokën”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit ka kaluar zyrtarisht në një nivel…

Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: “Sytë ama i ka këtej…”

Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin….

Prap Katari sulmohet fuqishëm nga Irani / Kesaj here …

Katari ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është përballur me një tjetër sulm me raketa nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e vendit ka thënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *