Blendi Fevziu FLET PER çështjen Balluku / Nuk do e besoni cfare tha

Moderatori Blendi Fevziu, ka komentuar nga kufiri Afganistan-Pakistan, aty ku ndodhet për qef, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar padinë e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas Fevziut, nga ky moment edhe kryeministri mund të pezullohet nga gjykata mbi bazën e fakteve që dërgon prokuroria.

“Në orët e para të mëngjesit u njoha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në çështjen që përballte qeverinë shqiptare me SPAK-un, për rastin Balluku. E mora vesh me vonesë sepse kam ndryshim kohësh, jam në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit në këtë moment. Pjesa më e madhe e lajmeve që lexova, sidomos ato që lexova në rrjetet sociale, krijojnë një lloj konfuzioni sepse flasim për pezullim të Ballukut.

Në fakt çështja nuk bënte fjalë, ose nuk kishte në qendër të saj pezullimin e Ballukut. Natyrisht që ky vendim i Gjykatës Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, por problemi kryesor është që që nga ky moment me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pra ka të drejtë kushtetuese SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme, pra SPAK-u t’i kërkojë dhe Gjykata e Posaçme të vendosë, pezullimin e çdo ministri që është nën hetim dhe ka fakte të mjaftueshme që ka kryer vepra korrupsioni apo vepra të tjera penale.

Natyrisht që është gjykata që e vlerëson këtë, por që nga ky moment çdo ministër i qeverisë shqiptare, përfshirë edhe kryeministrin, mund të pezullohen nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK-ut mbi bazën e fakteve që SPAK do të dërgojë. Nuk është një pezullim i Ballukut, por është një dritë jeshile për të pezulluar çdo ministër të qeverisë shqiptare duke përfshirë edhe kryeministrin me vendim të Gjykatës së Posaçme”, tha Fevziu.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *