Deklarata e bërë një ditë më parë nga gazetari Blendi Fevziu mesa duket ka nxitur një tjetër përplasje në rrjet, kësaj here mes tij dhe kreut të qeverisë Edi Rama. Pak pas reagimit të këtij të fundit, një kundërpërgjigje “flakë për flakë” ka ardhur dhe nga vetë Fevziu.
Në një postim në faqen e emisionit “Opinion”, gazetari ka ripublikuar deklaratën e kreut të qeverisë, duke sqaruar se një tjetër reagim do të vijë nga ai në vijm.
Fevziu ka theksuar se aktualisht vëmendja e tij është e përqëndruar te ngjarjet e rënda që po trondisin vendin, konkretisht te zjarri i mbrëmjen së kaluar që përfshiu tregun, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për tregtarët e vegjël.
“Pergjigjen mbasdite se kete moment po shoh pak tregun e djegur bashke me miliona eurot e tregtareve te vegjel shqiptare qe u treten ne zjarrin e mbremshem. Kronike e zeze dmth”, thuhet në reagimin e Fevziut, një reagim i cili është interpretuar në rrjet si një “ironi” për kreun e qeverisë.