Braçe për Bashkinë e Tiranës: Dua proces transparent, nëse pastaj del dikush tjetër…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, ka folur për ambicien e tij për kryebashkiak të Tiranës.

Ai theksoi se gjithçka duhet të vijë përmes një procesi të hapur dhe të ndershëm brenda partisë.

Sakaq, për Ogerta Manastirliun, ai tha që nëse del ajo nga procesi, atëherë le ta përfaqësojë ajo PS, ndërsa shtoi se nuk merret me individë.

Ai kërkoi një proces real dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit, ndryshe nga ai i mëparshmi që, sipas tij, ishte vetëm formal.

“Nëse ka një proces të lirë dhe të hapur, pa trysni dhe pa ndikim nga presidiumet, patjetër. Lajmin nga mbledhja e asamblesë së njësisë nr. 1 nuk e kam nxjerrë unë. Doja që të mbetej brenda partisë, sepse nuk mendoj se duhet t’i shkaktojmë një traumë PS-së në këtë moment, pasi ka mjaft probleme.

Askush nuk mund të më besojë se jam i pavarur pas 30 vitesh si deputet i PS-së. Unë kërkoj një proces real brenda partisë, ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, që ishte vetëm një njoftim.

Unë jam socialist. Nëse nga ky proces del një kandidat tjetër, patjetër që duhet të jetë ai/ajo që përfaqëson PS-në, siç është rasti i Manastirliut”, tha ai.

Related Posts

Berisha paralajmëron luftë frontale ndaj oligopoleve: “Çmimet në Shqipëri janë më të larta se në BE”

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi sot se partia e tij do të ndërmarrë një luftë frontale për të mbrojtur qytetarët nga oligopolet që…

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej …

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me studentë se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, raporton A2CNN. Rama…

Erion Braçe revoltohet me ministrin e Bujqësisë: Ka dy muaj që …

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri. Braçe…

John Bolton: Shqipëria ka rrezik për shkak të strehimit të opozitës iraniane

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ish-këshilltari sigurisë së SHBA John Bolton analizon zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran dhe pasojat e tij globale. Duke…

Agron Duka tradhton Berishën? JA cfare ndodhi

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët janë mbështetësit që e shohin atë si…

Braçe shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, reagon Petro Koçi: Ai Është …

Pasi konfirmoi zyrtarisht se do të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, deputeti socialist Erion Braçe duket se po merr mbështetje edhe brenda PS-së. Ish-deputeti i PS-së,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *