Buzhala: A e keni menduar ndonjëherë arratisjen? Pergjigje EPIKE e Berishes …

Kryetari i Partisë Sali Berisha ka treguar për vendosmërinë e tij gjatë krijimit të Partisë Demokratike dhe për qëndrimin e tij të palëkundur përballë rreziqeve të regjimit komunist.

Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha ka treguar se, ndryshe nga disa intelektualë të tjerë, kurrë nuk e ka menduar arratisjen, madje as kur ndodhej jashtë vendit, sepse pasioni dhe përkushtimi për profesionin e tij e mbajtën të fokusuar.
Lexo edhe:
Rama nuk ndal presionin ndaj gjyqtarëve, u thotë se u jap rrogën unë: Heshtja ime nuk do të përsëritet më…

Berisha përshkruan momentet e para të lëvizjes studentore, rëndësinë e kthimit për të mbështetur studentët dhe vendimin e vetëdijshëm për të mos u tërhequr përballë kërcënimeve, duke ruajtur kështu integritetin dhe objektivat e partisë së sapokrijuar.

Pjesë nga biseda e kreut të PD, Sali Berisha:

Berat Buzhala: A e keni menduar ndonjëherë arratisjen si zoti Kadare?

Sali Berisha: Kurrë. Jo. Kurrë. As, as e kam menduar, as më mendoja në asnjë mënyrë. Edhe problemi im ishte se edhe jashtë kur shkoja s’ndihesha i lirë. Po arratisjen s’e mendoja kurrë. E kisha të përjashtuar unë atë. Po, absolutisht. Isha shumë i apasjonuar për profesionin tim. Edhe me datën, aty kam një gjë shumë të veçantë, dëshmi shumë të veçantë.

Me datën u themelua partia me datën 11 në darkë, në 12 u mblodhën për programin minimal dhe programin për statutin, për ca elementë dhe thirrem një miting në ora, thirrem miting në ora 3 apo 5. E ke fjalimin tim aty, ku u thonë tashti, mirupafshim, do të jem një mik i mirë i Partisë Demokratike. Sepse do kthehesha në spital, unë kisha një investim 23-vjeçar me pasionin më të madh për profesionin tim, me dashurinë më të madhe për atë profesion.

Dhe tani Besnik Mustafa dhe Kujtim Çashku, të tre i thamë njëri-tjetrit, tani mirupafshim të shkojmë në punë tonë se s’kemi asnjë lloj. Pse u ktheva për, edhe për ta mbyllur? U ktheva gjatë darkës, mendova shumë. Mendova, thashë tani, e para njëherë Kosova ishte jeta ime. Dhe unë tani me këtë lëvizje mund të ndihmoja Kosovën. E dyta, unë isha gjakftohtë. E kisha marrë një vendim dhe të them të vërtetën…

Ata Ishin të rinj po jo sa unë. Po. Dhe unë nuk provokohesha. Nuk e, se unë e kisha marrë në gjakftohtësi një vendim i cili më, ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës sime dhe nuk më bënte dhe thashë me mendtë e mia që unë këta i ndihmoj. Studentët. Dhe tani po i lë në një moment që çdo gjë mund t’u ndodhi. Dhe bëra shumë mirë. Për ta mbyllur, a futi Sigurimi i Shtetit? Sa deshi! Sa deshi, kush e pengon? Në një lëvizje të hapur, kjo është absurde të mendosh që, që s’futen. Futen. Por a e, a e manipuloi dot Partinë Demokratike? Sigurisht e dëmtoi në masa të caktuara por ajo ruajti nordin e vet dhe arriti qëllimet.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *