Cfare po ndodh ? Macron paralajmëron masa …

Macron paralajmëron masa nëse Kina nuk ndryshon qasjen tregtare.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka përmendur mundësinë e kundërmasave kundër Kinës, nëse ajo nuk e ndryshon qasjen në politikat tregtare. Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë për të përditshmen franceze, Les Echos, pas një vizite treditore në Kinë.

“Po përpiqem t’ia sqaroj Kinës se suficiti i tyre tregtar nuk është i qëndrueshëm, dhe se ai vend është në procesin e vrasjes së konsumatorëve të vet, veçanërisht duke mos importuar më shumë nga ne”, ka thënë Macron.

“U kam thënë që nëse nuk përgjigjen, ne evropianët do të detyrohemi që në muajt e ardhshëm të marrim masa të fuqishme dhe ta ulim shkallën e bashkëpunimit, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, duke vendosur tarifa në produktet kineze”.

Kina është partneri tregtar më i rëndësishëm i Francës në Azi, megjithatë ekonomia ruse është në deficit të madh tregtar me Kinën, sepse importet tejkalojnë dukshëm eksportet.

Më 2024, deficiti tregtar ka arritur në mbi 46 miliardë euro. Për Bashkimin Evropian në tërësi, deficiti tregtar shkon në mbi 300 miliardë.

Kërkesa e vogël kineze është problematike për kompanitë gjermane, franceze dhe të vendeve tjera të bllokut evropian, derisa Kina vazhdon të shesë sasi të mëdha mallrash në BE, edhe për shkak të përplasjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti francez ka thënë se përplasja tregtare SHBA-Kinë e ka lënë Evropën në mes, duke ia rrezikuar industrinë e vet.

“Ne jemi bërë treg i përshtatjes dhe ky është skenari më i keq”, ka thënë ai.

Macron i ka bërë thirrje Kinës të konsumojë më shumë nga jashtë dhe ta hapë tregun e brendshëm.

“Kompanitë kineze duhet të vijnë në Evropë, ashtu siç kanë bërë grupi i energjisë EDF dhe prodhuesi i aeroplanëve Airbus 25 vjet më parë me prezencë në Kinë, për të ndërtuar tregje të shitjes në kontinent. Ne jemi të vetëdijshëm që ata janë shumë të mirë në fusha të caktuara, mirëpo nuk mund të importojmë përjetësisht”, ka thënë presidenti francez.

Sipas Les Echos, ai ka qenë duke iu referuar sektorit të baterive, makinave elektrike dhe procesimit të litiumit.

“Investimet kineze në Evropë nuk duhet të jenë grabitqare”, i ka thënë ai gazetës, duke theksuar se Pekini nuk duhet ta ketë synim krijimin e varësive.

Në të njëjtën kohë, sipas Macronit, Evropa duhet ta rrisë konkurrueshmërinë, të investojë në inovacion dhe të thellojë tregun e përbashkët./ REL

Related Posts

URGENT – Serious Accident Creates Great Confusion! See More

The alert felt routine. The grief did not. What began as a bland notification about a “serious accident” quickly became a national wound, revealing how easily real…

Kristi i dedikon Selinës një këngë surprizë në BBVA – Një moment emocionues për të gjithë

Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të paharrueshëm për banoren Selina, e cila u befasua nga një dedikim i veçantë. Kënga e…

Grimeri zbulon një sekret të Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila ka fituar zemrat e publikut kosovar përmes paraqitjeve të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një sekret të…

Klodi bëhet bashkë me Benitën kundër Elijonës: S’po di qysh me dal (Video)

Çfarë ndodh kur dashuria përballet me dilema të vështira? Klodi, një nga personazhet më të njohur të ekranit, po përjeton një moment të vështirë në marrëdhënien e…

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *