Çfarë po ndodh në Kryeministri? Nxirren me fugona dosjet, ku po i çojnë (Video)

Mes përplasjeve me SPAK, shumë dokumente shihen duke dalë nga Kryeminsitria
Teksa SPAK i ka shkuar te dera, lëvizje të dyshimta janë vënë re në Kryeministri.

Ditën e sotme, një furgon i bardhë mallrash është vendosur te hyrja kryesore dhe është ngarkuar plot me dosje.

Në video shihen disa persona që mbajnë dosje e dokumente në duar dhe i fusin në furgon. Nuk dihet se ku janë dërguar dokumentet, por pamjet janë bërë publike nga përfaqësues të “Shqipëria Bëhet” që qëndrojnë para godinës.

“Pyetje: Ku po shkojnë këto dosje dhe ç’fshihet brenda tyre? Se ç’më kujton një rast të ngjashëm të spastrimit që u bë një vit më parë në Bashki, kur po arrestohej Lali”, shkruan Edona Haklaj.

Largimi i dosjeve vjen në një kohë kur përplasjet mes Ramës dhe SPAK-ut janë shtuar ndjeshëm. Madje edhe BKH ka arritur të trokasë në Kryeministri, ku vetë Rama e pranoi se ka pasur përplasje me ta, sepse nuk donin të dorëzonin armët.

Nga ana tjetër, largimi i dokumenteve vjen në një kohë kur GJKKO la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres Balluku dhe, për pasojë, GJKKO mund të shkojë edhe te vetë Kryeministri dhe të kërkojë një masë të tillë. Megjithatë, duhet theksuar se nga institucionet dalin shumë dokumente, shumica arkivohen. Në këtë rast, ende nuk ka një reagim zyrtar.

Related Posts

Situatat e fundit në BBVA, reagon ashpër Ilir Shaqiri: “Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit…”

Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio, nuk kanë lënë pa reaguar…

Situata në Prime e djeshëm/ Vjen një zarf në BBVA, banorëve iu bëhet e ditur se…

Kërkesa e Artanit gjatë spektaklit të mbrëmshëm nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Vëllai i Madh ka futur sot një zarf të bardhë në shtëpi, duke…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

Në orët e vona të natës! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthje pasionante me njëri tjetrin! (VIDEO)

Pas lojërave me fjalë, ngacmimeve dhe atij momentit të diskutueshëm ku Selin pretendoi se “hoqi kokën”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit ka kaluar zyrtarisht në një nivel…

Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: “Sytë ama i ka këtej…”

Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin….

Prap Katari sulmohet fuqishëm nga Irani / Kesaj here …

Katari ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është përballur me një tjetër sulm me raketa nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e vendit ka thënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *