Cfare po ndodh ? Spak refuzon prap kerkesen e Veliajt ? Detaje …

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryebashkiaku Erion Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen për buxhetin 2026.

Pas kërkesës me shkrim të firmosur nga 30 anëtarë të Këshillit Bashkiak, SPAK ka kthyer përgjigje refuzuese.

Përgjigjja e SPAK

Ne Altin Dumani dhe Ols Dado, Prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me kërkesën e nënshkruar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë, me nr. Prot. 42497/2 datë 16.12.2025, KONSTATUAM Se anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, kanë paraqitur kërkesë për lejim të përkohshëm për pjesëmarrje fizike të të pandehurit të paraburgosur Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet në një nga datat 16 deri në 18.12.2025. Në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se ligjvënësi, referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 73 pika 1 dhe 2, ka përcaktuar: se “I burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarin jepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit. Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209 datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, nenet 101-105, konstatohet i njëjti rregullim përsa i përket rasteve të lejeve të veçanta, të cilat janë shterruese, duke referuar përsëri tek sëmundjet e rënda të cilat rrezikojnë jetën e 1 anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16- 18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje e veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës. Për këto arsye, bazuar në nenin 73 pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 81/2020 si dhe VKM nr. 209 datë 06.04.2022, VENDOSËM

1. Mosdhënien e miratimit paraprak në lidhje me Kërkesën për Leje të Veçantë, përsa i përket pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16-18 të muajit në vazhdim, të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj.

2. Të njohë me këtë vendim kërkuesin.

Related Posts

Befason Bia: Elijona është ‘fake’, 100%

Çfarë ndodh kur një ish-konkurrente e Big Brother VIP Kosova hedh akuza të forta ndaj një prej banorëve? Bia Khalifa, e njohur për komentet e saj të…

Eskalon situata në Big Brother – Limi shpërthen ndaj Albës: E pamoralshme, mashtruese e me gjitha t’kqijat!

Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin, duke shkaktuar një situatë të tensionuar që ka lënë të gjithë të…

Alba “çmend” Limin me shikime: Nuk do të të dal nga mendja kurrë! (Video)

Alba po e “çmend” Lim-in me shikime provokuese, duke i thënë se nuk do t’i dalë kurrë nga mendja. Ky moment intrigues ka tërhequr vëmendjen e të…

Limi shokon me deklaraten ndaj Albës: Nuk flet me prindërit, mashtruese – ta kam dhënë vizën

Debati mes Albës dhe Limit ka marrë një kthesë të papritur, duke u shndërruar në një përplasje të ashpër ku akuzat fluturojnë nga të dy anët. Çfarë…

Dukja e Albës për videoklip e bën xheloze Dolcen?

A është xheloze Dolca për dukjen e Albës në videoklipin e saj të fundit? Kjo është një pyetje që po qarkullon në mediat sociale, pas publikimit të…

‘Çfarë do dëgjoni, do të habitet e gjithë bota’, Limi lëshon deklaratën e fortë

Limi ka bërë së fundmi një deklaratë tejet befasuese, e cila ka habitur dhe ka ngritur dyshime te të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ndonëse ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *