Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live” në ABC News Albania tha se delegacioni i Parlamentit Europian ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare: mbështetja për drejtësinë duhet të vijojë pa asnjë lëkundje, ndërsa theksi u vu te pavarësia dhe llogaridhënia e institucioneve të reja.

Sipas Çupit, përfaqësuesit e Parlamenti Europian nënvizuan se drejtësia duhet të zhvillohet e pavarur, duke kërkuar njëkohësisht përgjegjësi dhe transparencë në veprimtarinë e saj.

Ai theksoi se mesazhi ishte i drejtpërdrejtë si për mazhorancën, që të përmbushë detyrimet e saj, ashtu edhe për opozitën, nga e cila u kërkua të luajë rolin e vet konstruktiv dhe të jetë në krah të reformave.

Në analizën e tij, Çupi u ndal edhe te shmangia e një takimi mes delegacionit europian dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë politik. Ai përmendi refuzimin e eurodeputetit McAllister për ta takuar Berishën, duke e interpretuar si konfirmim se në sytë e BE-së ai nuk konsiderohet si përfaqësues legjitim i opozitës.

“Delegacioni tha që duhet të vazhdojë përkrahja, mbështetje dhe puna e drejtësisë, ashtu edhe sikur llogaridhënia e drejtësisë. PE e tha fare qartë që drejtësia duhet të zhvillohet e pavarur, ashtu siç kërkon llogari të japë edhe llogari. Thelbi ishte që mazhoranca të kryejë detyrat e saj, kurse nga opozita kërkoi me ngul që të luajë rolin e vet, të jetë krah reformave. Më tej ishte shumë ironike, që u shmang Berisha.

Mcallister refuzoi që ta takonte Berishën. Ky ishte një konfirmim që edhe në BE, Berisha është ‘non grata’. BE nuk e njeh Berishën si udhëheqës as të Shqipërisë, as të opozitës. Për ata Berisha nuk është kryetar i PD. Ajo që Mcallister tha për dhunën në protesta është një alarm. Akti i fundit i Berishës është dhuna, në një vend demokratik. Kjo do të thotë që Europa është e gatshme të veprojë nëse kjo gjë do të bëhet një njollë e zezë për ecurinë e Shqipërisë përpara. Nëse vazhdojnë me dhunë dhe vrasje padyshim që do të jetë një organizatë kriminale”, tha Çupi.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *