Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia

Në emisionin Frontline me Marsela Karapanço në Report TV, vëmendja u përqendrua te konferenca vjetore e fundvitit e kryeministrit Edi Rama, ku ai bëri një bilanc të arritjeve të qeverisë dhe dha përgjigje për disa çështje që kanë dominuar skenën politike në vend gjatë vitit 2025.

Analiza në studio u fokusua edhe tek raporti i qeverisë me drejtësinë dhe SPAK. I ftuar në studio, analisti Ilir Demalia tha se Rama shfaqi forcë në komunikim dhe retorikë dhe ka të drejtë kur flet për median si “tenxhere me presion”, pasi perceptimi i një grabitjeje masive në Shqipëri është krijuar pa pasur gjithmonë fakte konkrete.

Analisti theksoi se korrupsioni mbetet një “gangrenë” për vendin,por sipas tij, po luftohet.

“Padyshim korrupsioni është gangrenë për Shqipërinë, por Rama kapi një gjë thelbësore: pjesa më e madhe e mazhorancës të hetuar apo arrestuar nën akuzën e korrupsionit, janë nga mandati i parë dhe I dytë, dhe pjesa 20% janë nga mandate I tretë e në vazhdim. Pra korrupsioni ka ardhur duke u luftuar” tha ai.

Demalia kritikoi mënyrën se si po funksionon drejtësia, duke vënë në dukje numrin e lartë të personave të paraburgosur pa vendim përfundimtar. Ai e quajti rastin e Erion Veliajt “skandaloz” dhe krahasoi situatën me praktikat në SHBA, ku, sipas tij, edhe zyrtarë të lartë me akuza vazhdojnë detyrën deri në përfundim të procesit gjyqësor. “A ishte i nevojshme gjithë kjo nxitim?” pyeti ai, duke shtuar se Shqipërisë i ka munguar drejtësia e mirëfilltë.

“Nuk diskutohet që ka korrupsion në Shqipëri, as në Gjermani e Francë. Ne kemi më shumë të burgosur të pa dënuar se të dënuar. A është e nevosjhme të bëjmë gjithë këto arestime? Rasti i Erion Veliajt është skandal. Rama ka të drejtë. Kryebashkiaku i New York-ut kishte 12 akuza, mbaroi mandatin dhe sërish është në gjendje të lirë për akuzat që ka. Erdhi edhe në Shqipëri madje. Ç’është ky nxitim? Ajo që i ka munguar Shqipërisë është drejtësia. Ne kemi një raport të keq me shtetin e së drejtës por kjo nuk rregullohet me aksione të tipit të Arianit Çelës” tha ai

I pyetur për reformën në drejtësi dhe mundësinë e ndryshimeve në 10 vjetorin e ngritjes së saj, Demalia deklaroi se Shqipëria ka cënuar pavarësinë e saj që në momentin kur reforma u miratua nën presionin e aleatëve. Ai solli si shembull edhe SHBA-në, duke theksuar se drejtësia atje nuk vepron me nxitim, por mbi bazën e hetimeve.

“Ne e dorëzuam pavarësinë tonë në momentin që 140 vetë firmosën këtë reformë në drejtësi, sepse e thanë aleatët. Në anën tjetër kemi Presidentin e Amerikës që ka disa çështje. Përse nuk nxiton Amerika të arrestojë Trumpin? Sepse drejtësia vepron mbi bazën e hetimeve nuk nxitohet. Përse ky nxitim? Nuk ikën njeri. Aty janë. Më mirë një 100 të fajshëm jashtë se sa një I pafajshëm brenda. Me këtë llogjikë I bie të arrestojmë të gjithë administratën. Ne duhet të ndërtojmë mekanizma që të heqim kulturën e korrupsionit dh emendësisë që në shtet mund të pasurohesh” tha ai.

Në analizën e zhvillimeve brenda opozitës, Demaliaj përmendi çështje si Gërdeci, 21 Janari, Piramidat dhe ngjarjet e vitit 1997, duke e përshkruar Berishën si shembullin më të denjë të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

“Elitat që i shërbenin regjimit komunist i kemi akoma sot gjithandej, Shembulli më i denjë i regjimit komunist është kryetari i opozitës që është non-grata dhe pretendon të riciklojë të keqen. A mos SPAK po vepron me segmentet që ka opozita dhe Berisha që i kap këta njerëz, me marrëdhëniet që ka pasur e bija, mos vallë po vepron si ‘deux machina’ për të bërë një ndryshim politik apo një grusht shtetit. A është zgjidhje kjo opozitë sot?” tha ai.

Duke krahasuar qasjen e Ramës dhe Sali Berisha ndaj SPAK, Demaliaj tha se kryeministri i bën kritikat “me etikë”, ndërsa Berisha përdor një gjuhë të ashpër pa u ndëshkuar. Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mungesën e hetimeve ndaj figurave të opozitës dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare në verifikimin e pasurive të tyre jashtë vendit, si në rastin e Fatmir Mediut.

“Rama edhe vërejtjet që I bën SPAK-ut I bën me etikë, kurse Berisha lëshon rrufetë e zjarrit dhe SPAK nuk I thotë gjë. Si ka mundësi që ky nuk prishka prova ndërsa nuk lë njeri pa damkosur me fjalorin e tij rrugaçëror dhe nuk merret asnjë masë ndaj tij. SPAK nuk ka arrestuar asnjë lider të opozitës. Fatmir Mediu I bie botës vërdallë, bën foto me senatorë, duke investuar para në Teksas. Këtu është fatkeqësia e enteve amerikane që nuk zbërthejnë pasurinë e mediut në Amerikë. E gjithë bota sot jeton në krizë nga politikat korruptive të politkanëve, që hyjnë me duar në xhepa dhe dalin me qindra miliona dollarë” përfundoi ai.

Demaliaj e përmbylli analizën e tij me konkluzionin se Shqipëria përballet edhe me mungesën e besimit te drejtësia, një problem që, sipas Demaliajt, nuk zgjidhet me arrestime spektakolare, por me ndërtimin e mekanizmave afatgjatë që çrrënjosin kulturën e këtij fenomeni.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *