“Do pi kafe me pamje nga protesta, por nuk shkoj”, analisti: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por opozita s’di

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, pati kritika për opozitën, duke thënë se ajo “po mundohet që t’i ikë të vërtetës që pjesën më të madhe të fajit e ka vetë sepse nuk arrijnë që të krijojnë komunikim me njerëzit që do të duhet të ngriheshin e të luftonin për një kauzë”.

“Unë mendoj që kur ekziston vullneti qytetar, nuk ka forcë që e ndal. As mafia, as politika, as biznesi. Opozita në Shqipëri po mundohet që t’i ikë të vërtetës që pjesën më të madhe të fajit e kanë vetë sepse nuk arrijnë që të krijojnë komunikim me njerëzit që do të duhet të ngriheshin e të luftonin për një kauzë, sepse nuk kanë kauzë që rezonon me njerëzit”, tha Rexhaj.

“Në Kosovë, kundër Albin Kurtit ishin të gjithë ndërkombëtarët, Shqipëria, bizneset të gjitha, me kërcënime nga më të ndryshmet, edhe në fund e konfirmuan Albin Kurtin dy herë. Unë mendoj se kur ekziston një kauzë që ia mbush mendjen njerëzve që duhet refuzuar një opsion politik, njerëzit e bëjnë. Janë këta shqiptarë që kanë rrëzuar Enver Hoxhën, Sali Berishën, Fatos Nanon, kanë kthyer prapë Sali Berishën…”, shtoi Rexhaj i cili i pyetur nëse do shkojë në protestë tha se do e shohë protestën nga kafeneja përballë dhe se nuk ndjehet i frymëzuar.

Bumçi u përgjigj: “Por, ka pasur zgjedhje të lira Albatros”.

Duke iu drejtuar Aldo Bumçit, analisti tha: “Ju nuk jeni gjendje të bindni qytetarët shqiptarë që jenu duke luftuar për demokraci. Qytetarët shqiptarë thonë se ju jeni të gjithë njësoj”.

Related Posts

Merr fund beteja! Basha DORËZOHET përfundimisht, sapo i jep Sali Berishës edhe…

Beteja disa vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike ka përfunduar me heqjen dorë nga ish-kryetari i PD-së nga mbajtja e të…

Berisha: Edi Rama të japë dorëheqjen! Rrezikon 60 vite burg…

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se ai qëndron në pushtet…

LAJM I KEQ/ Çfarë pritet me ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Nafta do të…

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej…

Kuvendi voton kundër arrestimit të Ballukut? Bardhi paralajmëron skenarin e frikshëm

Gazment Bardhi paralajmëron protestë përpara Parlamentit ditën kur ligjvënësit do të shqyrtojnë heqjen ose jo të imunitetit të Belinda Ballukut. Bardhi paralajmëroi se në rast se Kuvendi…

“Merrni masa urgjente!”/ Deputeti Erion Braçe thirrje për reagim të menjëhershëm: Duan të…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për rritjen e çmimit të naftës në vend për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme,…

“Bashkë në hotel”/ Plas keq mes Rogertit dhe Selin: Kam informacione! Në Dubai ça ke bërë?

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi kur ky i fundit iu…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *