Deputetin demokrat, Saimir Korreshin ishte i ffuar në Top Channel për të dhënë komente lidhur me reality show-n më të famshëm në Shqipëri, Big Brother Vip Albania.
Që në startim të bisedës, Saimir tregoi se është një ndjekës i këtij sezoni të Big-ut dhe kjo për shkak se brenda shtëpisë ndodhet një mik i tij, Ilir Vrenozi.
Me nota humori, Korreshi tregoi se përpos partisë, pasi siç dihet Vrenozi është demokrati më i famshëm dhe i “zjarrtë” ata i bashkon miqësia edhe “fasulet”.
“Patjetër që po , sepse është një miku im aty brenda dhe kjo më shtyn edhe më tepër. Ilir Vrenozi na bashkon partia dhe miqësia personale me të, patjetër. Jemi akoma te fasulet, pastaj nuk e di çfarë do bëhet më tepër, sa herë gatuajmë fasule si ai si dhe unë i çojmë mesazh njëri-tjetrit“, tha Korreshi.
I pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse do të merrte pjesë në Big Brother VIP, Korreshi tha: “Nuk qëndroj dot i lidhur. Do më ndajë gruaja nëse fle në krevat me ndonje nga vajzat”.