“Do të merren masa urgjente”/ Rama bën paralajmërimin E FORTË: Gjobë e rëndë, kush…

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot masa ligjore ndaj personave që hedhin mbeturina jashtë zonave të caktuara, duke theksuar se ndotja e mjedisit po kthehet në një faktor serioz rreziku për përmbytjet në vend.

Sipas Ramës, përveç kushteve atmosferike dhe problematikave infrastrukturore, një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi qytetarët, të cilët me hedhjen e mbeturinave në lumenj dhe kanale kulluese po kontribuojnë drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës.

“Përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim. Përdhosim emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë. Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithsecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, krim”, tha Rama.

Related Posts

URGENT – Serious Accident Creates Great Confusion! See More

The alert felt routine. The grief did not. What began as a bland notification about a “serious accident” quickly became a national wound, revealing how easily real…

Kristi i dedikon Selinës një këngë surprizë në BBVA – Një moment emocionues për të gjithë

Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të paharrueshëm për banoren Selina, e cila u befasua nga një dedikim i veçantë. Kënga e…

Grimeri zbulon një sekret të Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila ka fituar zemrat e publikut kosovar përmes paraqitjeve të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një sekret të…

Klodi bëhet bashkë me Benitën kundër Elijonës: S’po di qysh me dal (Video)

Çfarë ndodh kur dashuria përballet me dilema të vështira? Klodi, një nga personazhet më të njohur të ekranit, po përjeton një moment të vështirë në marrëdhënien e…

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *