Report Tv zbardh debate të tjera në nga mbledhja e Kryesisë së PD-së. Mësohet se dy deputetët Blendi Himçi dhe Elda Hoti kanë pretenduar se kanë firmosur për kandidaturën e Endri Shabanit si Avokat Populli, pasi ua ka kërkuar Ervin Salianji.
“Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nder që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmave ishte gabim”, mësohet të kenë thënë ata në mbledhje.
Akuzat iu mohuan nga Ervin Salianji pas mbledhjes së Kryesisë.“Edhe firmat i kam firmos unë që s’jam deputet”, tha ai. Marr nga Gazetatema.net