E BUJSHME / Këlliçi: “Do bashkëpunoja me Braçen!”

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në programin e drekës në News24, komentoi dhe vlerësoi protestën që po mban Adriatik Lapaj apo dhe ajo që do të mbajë Arlind Qori.

Ai tha se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare. Ai tha se i shtrin dorën çdo lëvizjeje që është kundër qeverisë Rama.

“Kudo ku kam qenë kam dhënë dorën e bashkëpunimit. Arlind Qori është koherent në qëndrimet e tij, ka të njëjtin emërues kur vjen puna te debati dhe kundërshti ndaj Ramës. Për sa kohë Qori, Lapaj, Agron Shehaj, apo çdo drejtues tjetër i një forcë është në konflikt të hapur dhe është në oponencë e Ramën, jam pro bashkëpunimit. Do të bashkëpunoja dhe me zotin Braçe. S’mund të heq një paralele mes Ballukut dhe Majkos.

Është mirë që zoti Arlind Qorri ka njoftuar të enjten një protestë, e Lapaj ka nisur një të tillë. Ne ende nuk e kemi thirrur një protestë kombëtare. Ai formati që ndodh para Kryeministrisë, është vetëm për një target të caktuar. Shumë shpejt do të kemi një protestë kombëtare. Por sa i përket planeve, apo dhe për realizimin e veprimeve të deputetëve apo dhe ngujimin tonë në Kuvend, ka një plan dhe hapa. Çdo gjë do të merret me hapa. Kemi një plan të qartë, që shihet deri përtej vjeshtës tjetër që duam të arrijmë.”, tha ai.

Related Posts

“Prisni çdo gjë nga qeveria’, Rama i pakënaqur me kryebashkiakët: Ç’është kjo shkencë që bëni?

Edi Rama u është drejtuar me tone kritike kryetarëve të bashkive, teksa u ndal te paketa e maleve, që tha se ende nuk është finalizuar faza e…

Berisha apo Lapaj: Kush ‘fitoi’ për nga numri i pjesëmarrësve në tubim?

Kreu i PD, Sali Berisha, zhvilloi një takim modest në Laprakë, ku ajo që të binte në sy ishte numri i pakët i pjesëmarrësve. Gjatë fjalës së…

VIDEO/ Militanti në Foltoren e Laprakës: Të dua shumë Sali Berisha! Të dua më shumë se babain tim

Gjatë takimit në Foltoren e Laprakës, pavarësisht se kanë munguar njerëzit normal, nuk kanë munguar ata që duan më shumë Sali Berishën se sa babanë e tyre.Kështu…

Belind Kelliçi nga Lapraka: Shpëtuam PD nga shkatërrimi, më 24 janar nuk …

Në takimin e organizuar të Partisë Demokratike në Laprakë, “Foltoren” e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, foli edhe përfaqësuesi i saj, deputeti i zonës Belind Këlliçi. Ai…

Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro: Ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

Pas zhvillimeve në Venezuelë, ku Presidenti Maduro u rrëmbye gjatë natës nga forcat DEA dhe u dërgua në SHBA, ku do të gjykohet nga një Gjykatë Federale,…

CFARE PO NDODH ? Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë konfirmon se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *