E PAPRITUR / RAMA “SHPERRTHEN” ME KRITIKA NDAJ SPIROPALIT Edhe Ministria e Jashtme një dështim, duket sikur atje

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një fjalim të gjatë që ai mbajti, tha se përveç Televizionit Publik Shqiptar një tjetër dështim i madh i qeverisë është Ministria e Punëve të Jashtme.Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, tha Rama, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të mbahen kontaktet me diasporën”.

“Vijmë tek diaspora. Është shumë e rëndësishme që në aspektin e diplomacisë, sa i përket parlamentit edhe grupet e miqësisë të angazhohen siç do angazhohet kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që shkojnë jashtë të përfshihen në kontaktin me shqiptarët. Kontaktin me diasporën do e mbajmë, na duhet një kontakt i vazhdueshëm”, tha ai.

Fjalimi e tij të gjatë, kryeministri e mbylli me fjalët:

“Faleminderit për durimin. Dy amanetet e mia janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Televizioni Publik Shqiptar!”.

Related Posts

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Ish-banorja nxjerr fotot e Brikenës: Kjo “vajza e mirë” ia merte…

Brikena Selmani, ish-Miss Kosova dhe një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 5”, është vënë në shënjestër të sulmeve nga jashtë shtëpisë. Këtë…

Është lojë?, pas primes Limi dhe Alba shihen në përqafimin e njëri-tjetrit

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato…

Çka ndodhi mes Endrit dhe Benitës pas “Prime”-it? Lëvizjet në rrjetet sociale të dyshes ngrenë dyshime

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio…

“Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *