E vërteta e plotë mbi projektligjin për Ballkanin që trazoi median

Në Shqipëri po flitet për një ligj të miratuar, për masa të menjëhershme dhe për lista ndëshkuese.

Realiteti ligjor në Washington është shumë më i ndërlikuar. Ajo që sot ekziston është një paketë amendamentesh të depozituara, ende në fazë prezantimi, pa kaluar filtrat e komisioneve dhe pa u bërë pjesë e një akti përfundimtar.

Dhe megjithatë, fakti që këto amendamente ekzistojnë, që përmendin sektorë konkretë dhe që vijnë në një moment të ndjeshëm gjeopolitik për Ballkanin, është i mjaftueshëm për të ngritur pyetjen thelbësore.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

A po përgatitet një fazë e re e ndërhyrjes amerikane në rajon, jo përmes deklaratave politike, por përmes ligjit?

Duke e ndarë vëmendjen në sanksione të reja të mundshme në vend, por edhe në kontrolle më të imtësishme ndaj sektorëve kyçë, gjerësisht është përmendur edhe aspekti i përcaktimeve të reja non grata që mund të pasojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo më shumë se çdo gjë, ka shkaktuar paqartësi dhe konfuzion.

Mediatikisht në Shqipëri, po përflitet se Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur në Kongres projektligjin “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, që synon të rrisë transparencën dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Ligji, i cili akoma nuk ka marrë miratimin përfundimtar, përfshin një afat 90-ditor për Departamentin e Shtetit për të shqyrtuar sektorët kyç ekonomikë në rajon dhe për të identifikuar rrjetet financiare që mund të mbështesin korrupsionin dhe praktikën e favorizimeve politike.

Në Shqipëri, sipas dokumenteve të publikuar, kjo mund të çojë në një vëzhgim të thelluar të sektorëve ku fluksi i “parave gri” është më i lartë, duke përfshirë pika si teknologjia, ndërtimi, pasuritë e patundshme, energjia, bankat dhe financat, apo partneritetet publik-privat.

Dokumenti po ashtu paraqitet si një udhërrëfyes i ri për SPAK-un dhe institucionet shqiptare, duke lejuar masa që nga auditimi i pasurive dhe kontratave deri te arrestimet e mundshme të figurave kyçe që lehtësojnë korrupsionin, me qëllim “pastrimin” e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë përpara vitit 2027.

Mirëpo e gjitha mbetet thjesht një çështje në letër, vetëm e depozituar në Kongres, pa datë shqyrtimi, ose detaje të tjera.

E vërteta e plotë

Amendamentet e propozuara janë të bashkëlidhura ndaj atij që njihet si “Western Balkans Democracy and Prosperity Act” dhe që flet në rrugë të përgjithshme për investimin e amerikanëve në Ballkanin Perëndimor, përmes diplomacisë dhe mbështetjes logjistike, përfshi fushat e mbrojtjes. Kryesisht, për të frenuar Rusinë dhe Kinën në Ballkan.

Nga ana tjetër, amendamentet e propozuara dhe ku citohen edhe vëzhgimet e thelluara në sektorët kyç të Ballkanit, janë ende në një fazë prezantimi, pra të depozituara në Kongres dhe në pritje për dërgimin në Komitetin e Punëve të Jashtme pranë Kongresit.

Siç kuptohet, Akti për Demokraci dhe Prosperitet në Ballkan, i njohur edhe si Akti Shaheen për shkak të senatores që e ka propozuar, Jane Shaheen (demokrate), është ai që ka kaluar në Kongres dhe që synon të shtojë angazhimin ekonomik të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe të frenojë ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.

Teksa, amendamentet e reja, nga sa kuptohet, janë depozituar nga një kongresmen demokrat (William R.Keating) me bashkësponsorizimin e tre kongresmenëve të tjerë, dy republikanë e një demokrat (Nicole Malliotakis (R), Daniel Goldman (D) dhe Brian Fitzpatrick (R), si dhe pikat që lidhen me Shqipërinë nuk janë pjesë e dokumentit bazë, por si amendamente të propozuara.

Gjasat janë që propozimet të jenë shkruar dhe sponsorizuar nga Tirana, por nuk ka përfundime mbi faktin nëse amendamenti do të jetë apo jo pjesë e dokumentit përfundimtar.

Ai është depozituar në Kongres më 10 shtator dhe statusi prej atëherë ka mbetur në fazë prezantimi, me etapën e fundit të mbetur më 10 shtator, ku bëhet me dije se i është referuar Komitetit të Punëve të Jashtme pranë Kongresit.

Burime të Albanian Post pranë Kongresit ndërkaq, bëjnë të qartë se narrativa është ajo e një gjuhe të përgjithshme për iniciativa anti-korrupsion përmes sanksioneve, por asgjëje konkrete lidhur me institucione të caktuara, siç përmendet në media. Një terminologji e tillë e përdorur, do të lejonte iniciativa amerikane lidhur me këto çështje në Ballkan.

Po ashtu, prej burimeve pranë Kongresit, lihet të kuptohet se dispozitat e sanksioneve përmbajnë teknikisht gjuhën e përdorur ndaj “destabilizimit” të Urdhrave Ekzekutivë që janë tashmë në veprim, por pa i zgjeruar ato, duke ruajtur linjën amerikane në politikën e jashtme.

Seksione me rëndësi janë të tillë si ato të përmirësimit të rezistencës kibernetike në rajon, apo edhe shtimin e mundshëm të fondeve lidhur me çështje të këtij rrafshi e të tjera. Pra, më shumë një ligj veprues në aspektin e ndihmës për vendet ballkanike, se sa ndëshkuese, por pa e përjashtuar këtë të fundit.

Lidhur me këto, Albanian Post ka kontaktuar menjëherë edhe Departamentin e Shtetit dhe mbetet ende në pritje të një përgjigjeje deri në çastin e publikimit të këtij artikulli. (AlbanianPost)

Related Posts

Vdekja e gjyshit, familja merr vendimin për Labinotin brenda Big Brother Vip Kosova

Mbrëmë në orët e vona nga mediat lokale u bë e ditur që gjyshi i këngëtarit Labinot Rexha, ka ndërruar jetë. Labinoti është duke vazhduar garën në…

Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur

Pas një mesazhi të rëndë nga e dashura e tij, Matilda, Labinoti është parë në një gjendje të thellë emocionale që ka prekur shumë ndjekësit e tij….

“Kam ruajtur lopët që fëmijë”! Londrimi rrëfen sfidat e jetës, nga jeta në fshat deri te zhvendosja në Prishtinë

Banori Londrim Mekaj ka ndarë në Prime-n e së hënës linjën e tij të jetës. Ai ka rrëfyer detaje nga fëmijëria e tij, jeta në fshat e…

Benita provokon Elijonën: Kur du ta jap Klodin, kur du ta marr!

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë mes Elijonës dhe Benitës, duke ngjallur shumë kuriozitet dhe reagime në publik. Diskutimi i tyre u përqendrua rreth Klodit, një…

Përplasje fizike mes dy banorëve në Big Brother VIP 5? (Video)

Edhe pse ky sezon nisi me nota më të qeta, duket se paqja në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka marrë fund. Rrjeti është “pushtuar” nga…

Kjo banore trazon rrjetin, pranon se ka kryer marrëdhënie se.ksuale këtë sezon të BBV

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë duke mos lënë vend për imagjinatë lidhur me atë që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *