Eksperti për Ballkanin, Enver Bytyçi i ftuar në “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me Serbinë dhe marrëdhëniet dhe qëllimet e saj në të ardhmen. Bytyçi është shprehur se Serbia po planifikonte të sulmonte Kosovën ose Bosnje Hercegovinën por u ndal nga protestat.
Sipas tij Vuçiç ndodhet nën presion ndërkombëtar dhe të brendshëm. Eksperti shton se protesta kanë sjellë që Vuçiç të ndryshojë drejtimin e strategjisë dhe aleancës së Serbisë. Sipas tij Vuçiç ka dëshirë të bashkohet me SHBA dhe BE-në.
“Serbia ishte bërë gati gati të ndërmerrte ndonjë aventurë në Kosovë ose Bosnje Hercegovinë. Dhe protestat ishin dhe mbete mjeti më i fuqishëm për të paralizuar me planifikime dhe projekte te destabilizimit të rajonit.
Sepse një qeveri dhe një president i Serbisë i cili do të vijë në trysninë e protestuesve do ta kishte shumë më të vështirë për të ndërmarrë ndonjë aventurë përtej kufijve të Serbisë dhe për të destabilizuar rajonin”, tha ai.