Familja e Elijonës me thirrje publike, ja cfare po ndodh …

24 orët e fundit kanë qenë emocionale për banoren e Big Brother VIP Kosova, Eljona Binakaj, por edhe për familjarët e saj jashtë.

Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme, kur Eljona pësoi një krizë të fortë emocionale. Mes lotësh, ajo shprehu dëshirën për të ndërprerë rrugëtimin e saj dhe për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia e famshme.

Në këto momente të vështira, kanë qenë banorët e tjerë, veçanërisht Edi dhe Sasa, ata që i kanë qëndruar pranë, duke e bindur që të mos dorëzohet dhe të mos e mendojë opsionin e daljes.

Pikërisht për t’i dhënë kurajë pas kësaj thyerjeje emocionale, familja dhe menaxhmenti i saj u mobilizuan për një surprizë të paprecedentë. Ata kanë përgatitur plot 20 drona për të fluturuar mbi shtëpinë e Big Brother, duke shpalosur një poster gjigant me mbishkrimin “Forca ELI, të don Familja & Mgmt”.

Por, plani për t’i rikthyer buzëqeshjen Eljonës ka hasur në një pengesë madhore institucionale. Përmes një reagimi publik, stafi i saj ka bërë të ditur se Aviacioni Civil nuk ka dhënë leje për fluturimin e dronëve, duke bllokuar kështu surprizën.

“Përkrahjen e vajzës sonë Eljona Binakaj janë përgatitur 20 drona… Fatkeqësisht, Aviacioni Civil nuk po na lejon dërgimin e tyre,” thuhet në njoftim.

Familja i ka bërë një thirrje publike institucioneve përkatëse që të tregojnë mirëkuptim dhe të japin lejen e nevojshme, duke theksuar se qëllimi është thjesht simbolik dhe pozitiv: t’i tregojnë Eljonës se mbështetja për të jashtë është e madhe, pikërisht tani kur ajo ka më shumë nevojë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)

Related Posts

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Ish-banorja nxjerr fotot e Brikenës: Kjo “vajza e mirë” ia merte…

Brikena Selmani, ish-Miss Kosova dhe një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 5”, është vënë në shënjestër të sulmeve nga jashtë shtëpisë. Këtë…

Është lojë?, pas primes Limi dhe Alba shihen në përqafimin e njëri-tjetrit

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato…

Çka ndodhi mes Endrit dhe Benitës pas “Prime”-it? Lëvizjet në rrjetet sociale të dyshes ngrenë dyshime

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio…

“Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *