Festoi diten e tij te lindjes, ja sa vjeç mbushi ikona e kinematografise Shqiptare Robert Ndrenika

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, i vlerësuar si “Artisti i Popullit”, Robert Ndrenika feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Ndonëse vitet kanë kaluar, ai është një nga figurat më të dashura të skenës në vendin tonë. Filmat e tij shihen nga çdo moshë.

Madje, shumë batuta janë fiksuar nga shqiptarët.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë në 10 janar 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nisi studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti Bamir Topi, i akordoi Robert Ndrenikës titullin e lartë “Nder i Kombit” (në vitin 2012).

Për shumë vite punoi si aktor i lirë pas pensionit. Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plakë” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Related Posts

URGENT – Serious Accident Creates Great Confusion! See More

The alert felt routine. The grief did not. What began as a bland notification about a “serious accident” quickly became a national wound, revealing how easily real…

Kristi i dedikon Selinës një këngë surprizë në BBVA – Një moment emocionues për të gjithë

Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të paharrueshëm për banoren Selina, e cila u befasua nga një dedikim i veçantë. Kënga e…

Grimeri zbulon një sekret të Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila ka fituar zemrat e publikut kosovar përmes paraqitjeve të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një sekret të…

Klodi bëhet bashkë me Benitën kundër Elijonës: S’po di qysh me dal (Video)

Çfarë ndodh kur dashuria përballet me dilema të vështira? Klodi, një nga personazhet më të njohur të ekranit, po përjeton një moment të vështirë në marrëdhënien e…

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *