Fjalori i madh i gjuhës shqipe, plot 40 mijë fjalë të reja

Akademia e Shkenca ka publikuar online “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, hartuar nga 25 hartues nga Shqipëria e Kosova.

Prej 12 janarit, në domain-in fjalor.online, mund të gjejmë fjalorin e madh të gjuhës shqipe, me 125 mijë njësi leksikografike.

Fjalori përfshin mbi 105 mijë fjalë, 12 mijë e 500 njësi frazeologjike, shprehje të huaja të paasimiluara, si dhe mbi 1200 akronime, ndërkohë që janë futur rreth 40 mijë fjalë të reja.

“Një pjesë fjalësh janë zgjerim i strukturave të fjalëve ekzistuese. Për shembull, nga fjala ‘mirë’ del ‘mirësoj’, ‘i mirësuar’. Nga mbiemra, dalin ndajfolje… Ka fjalë të reja që dalin me zhvillimin e teknologjisë, hapjen e shoqërisë, me lëvizjet e mëdha të shoqërisë”, është shprehu koordinatorja e projektit për Fjalorin e Gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Anila Kananaj.

Në fjalor përfshihen edhe shprehje që përdoren në ligjërimin e shkruar shqip, por që janë të huazuara, kryesisht nga latinishtja, shoqëruar me shqiptimin, gjuhën burimore dhe shpjegimin filologjik.

“Nuk i takojnë gjuhës shqipe, por duke qenë se përdoren, janë futur me funksion informues. Janë futur për t’i dhënë shpjegim për lexuesit”, u shpreh Anila Kananaj.

Megjithatë profesoreshë Kananaj thekson ky nuk është një fjalor shterues, duke iu përgjigjur edhe kritikave për fjalët që mungojnë, sidomos dialektalizmat.

“Nuk mund të themi se është një fjalor shterues, sepse nuk ka qenë qëllimi i tillë, një fjalor shterues nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës, sepse gjuha është një organizëm i gjallë dhe fjalët ndryshojnë vazhdimisht. Përdoruesit që nuk gjejnë atë fjalë që do të donin të kenë durim, sepse do të kemi projekte të tjera në të ardhmen, duhet një fjalor i tipit thesar, që ka mbi 150 mijë fjalë”, tha Kananaj.

“Emrat dhe ndajfoljet e gegërishtes janë shumë të lehta për t’u futur. Për shembull, kemi foljen ‘dëgjoj’ dhe ‘ndigjoj’. Nuk sjell asgjë te re nëse e fusim ‘ndigjoj’. Ne kemi shmangur variantet fonetike, nuk sjellin asnjë kuptim të ri. Ka shumë elementë që merren parasysh kur zgjidhet një trajtë përfaqësuese”, u shpreh Kananaj.

Për nëntë muaj, fjalori do të jetë i aksesueshëm online teksa vijon puna për përmirësimin e tij, duke marrë edhe vërejtjet dhe propozimet e përdoruesve. Grupi i punës do të vijojë shqyrtimin e neologjizmave që kanë shkaktuar debate, duke nisur që nga fjala online, që në fjalor është shënuar .onlajn’.

“Ka kaq shumë debat për fjalët që kryesisht i përkasin teknologjisë, jemi duke diskutuar”, tha Kananaj.

Hapi përfundimtar do të jetë botimi i veprës, që i vjen në ndihmë atyre që merren me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm. A.K./TemA

Related Posts

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Ish-banorja nxjerr fotot e Brikenës: Kjo “vajza e mirë” ia merte…

Brikena Selmani, ish-Miss Kosova dhe një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 5”, është vënë në shënjestër të sulmeve nga jashtë shtëpisë. Këtë…

Është lojë?, pas primes Limi dhe Alba shihen në përqafimin e njëri-tjetrit

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato…

Çka ndodhi mes Endrit dhe Benitës pas “Prime”-it? Lëvizjet në rrjetet sociale të dyshes ngrenë dyshime

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio…

“Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *