“Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur sërish për marrëdhëniet me Kroacinë gjatë një paraqitjeje televizive, duke akuzuar Zagrebin se po pengon rrugën evropiane të Serbisë. Sipas mediave serbe, Vuçiç pretendoi se “ngritja e Serbisë” si “një feniks nga hiri” ka bërë që Kroacia të bashkojë forcat me Kosovën, Shqipërinë dhe aktorë të tjerë rajonalë për të frenuar Beogradin. Ai përmendi gjithashtu një aleancë të supozuar ushtarake midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

“Pse fqinjët tanë nuk duan që të jemi në BE? Arsyeja është e thjeshtë. Ata menduan se, sapo u anëtarësuan në BE dhe NATO, dhe me ata që ishin atëherë në pushtet në Serbi e nuk e trajtonin vendin siç duhet, gjithçka kishte mbaruar se ata po bëheshin një forcë dominuese nga Triglavi në Stamboll, dhe sigurisht në zonën që shtrihet deri në Bullgari e Greqi. Meqenëse Serbia është ngritur, meqenëse është zgjuar dhe është bërë më e fortë, ata duan të frenojnë fuqinë e saj. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe këtu. Kjo është arsyeja pse janë bashkuar me Prishtinën, Tiranën dhe të gjithë të tjerët,” përfundoi Vuçiç. Marr nga javanews.al

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *