Frrok Çupi: Sali Berisha ka frikë se …

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, komentoi përplasjet e hapura mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit, të cilët akuzojnë njëri tjetrin për lidhje me emra të botës së krimit.

Sipas Çupit, në PD po përsëritet i njëjti skenar që ka ndodhur edhe më parë, por me intensitet dhe forma të tjera. Ai theksoi se mënyra se si po zhvillohen këto përplasje është e shëmtuar

Çupi u shpreh se Ervin Salianji ka arritur të mbledhë më shumë mbështetës se Sali Berisha në disa qytete, duke përfshirë Elbasanin, Durrësin dhe Gjirokastrën, çka sipas tij tregon se Berisha ndodhet tashmë në minorancë brenda Partisë Demokratike.

Sipas Çupit, Salianji ka marrë iniciativën për të zgjuar disa parime dhe norma që, sipas tij, sot mungojnë në PD, e cila nuk funksionon më si një institucion politik. Ai shtoi se vijat e kuqe në parti po vendosen në mënyrë selektive, për të mbuluar problemet e brendshme, duke se problemi real i bashkëpunimit me krimin lidhet me vetë Berishën, ndërsa Salianji i ka kujtuar atij rtheksuar astin e deputetit Arjan Ndoja.

“Po i ndjek dhe unë këto zhvillime. Në PD po ndodh ajo çfarë ka ndodhur gjithmonë, po riciklohet e njëjta gjë, me intensitet tjetër dhe brohoritje të tjera. Po ndodh vetëm lajmi, i cili ka plot vend për lajm, sepse mënyra është e shëmtuar. Shëmtia dhe marrëzia ngjallin kureshtje të madhe. Salianji, një militant i asaj partie dhe një personalitet i saj, ka mbledhur më shumë njerëz se Berisha, kjo është drama.

Berisha ndodhet në minorancë në Partinë Demokratike. Në Elbasan mblodhi më shumë se Berisha, në Durrës gjithashtu, në Gjirokastër po ashtu. Ka frikë se po i marrin partinë nga duart. Po noton në ujëra të turbullta dhe dje nxori të bijën si “nëndetëse”. Ai nuk i vlen më PD-së dhe proceseve të tjera. Salianji mori iniciativë për të zgjuar disa parime, norma, e cila tashmë mund të themi se nuk është një institucion politik.

Ai i vë vijat e kuqe aty ku zbulohet gjëja e tij e keqe dhe e demaskon para anëtarëve të Partisë Demokratike. Ai e vendos vijën e kuqe sipas vesit të tij dhe vesi i tij është krimi. Problemi realisht në bashkëpunimin me krimin e ka vetë Berisha dhe Salianji ia kujtoi deputetin Arjan Ndoja”, tha ai.

Ai theksoi më tej se “aspiratat e demokratëve nuk mund t’i përfaqësojë më Sali Berisha. Ai do ta donte partinë e madhe, por për sa kohe që nuk e ka dot, ai flet me veten dhe thotë: edhe dy veta të kem këtu, i pari do jem unë. PD do të “vdesë” duke i shërbyer Sali Berishës. Ai trembet dhe tmerrohet se brenda asaj partie ka njerëz që duan të zhvillohen, pavarësisht tij”, u shpreh Çupi.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *