Që nga dita e djeshme pothuajse i gjithë territori i vendit është nën pushtetin e ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Është vështirësuar qarkullimi i mjeteve dhe disa rrugë janë bllokuar. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tre banesave në Durrës.
Për pasojë tetë familje po evakuohen, ku tre prej tyre janë nga Shijaku. Ato do të sistemohen në Kavalishencën e Ministrisë së Brendshme, ku deri tani janë strehuar 3 familje.
Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës-Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.
Intensiteti i këtyre reshjeve, sipas autoriteteve vendore, ishte i paparashikuar, pasi parashikimet meteorologjike flisnin për reshje mesatare gjatë ditës së sotme në Durrës.