Shorti i vitit 2022 kishte caktuar gjyqtarin Sokol Binaj si relator për këtë çështje, por mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar ai dha dorëheqjen.
Arsyetimi i tij ishte se kishte shqyrtuar më parë kërkesa gjyqësore të Tahirit në ish-Apelin e Krimeve të Rënda. Në vend të tij, relator u emërua gjyqtari i sapo emëruar Genti Shala.
Në Gjykatën e Lartë, përveç relatorit Gent Shala, pritet të caktohet data e seancës dhe të emërohen dy anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore, për të shqyrtuar rekursin e SPAK dhe ankimimin e Tahirit, i cili kërkon shpalljen e pafajësisë.
SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke mos u pajtuar me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, dhe kërkon që Tahiri të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, me një dënim prej 12 vitesh burg.
Pas disa kohësh në burg, Tahiri u lirua nga Gjykata e Elbasanit për shkak të rrethanave familjare, pa e shlyer plotësisht dënimin.