Grida Duma: S’guxojnë as alla Edvin as alla Ervin të më …

Grida Duma

Ish deputetja e PD, Grida Duma ka qartësuar pozicionin e saj në lidhje me akuzat nga drejtues të Partisë Demokratike se ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për Endri Shabanin si Avokatit të Popullit dhe se është pas lëvizjes së Ervin Salianjit.

Ajo deklaroi se nuk ka guxim askush që t’i bëjë pis emrin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite.

“Tani kam lobuar unë me Edi Ramën? Unë për gjërat e mia personale, për situata të miat personale, për goditje të mia personale, kam qenë në politikë rishtare dhe nuk kam kërkuar ndonjëherë për gjithë goditjet që ka bërë Rama dhe establishmenti i tij, t’i shtrij dorën, apo t’i drejtohem dhe t’i them ndalo se ka cak. Nuk më ke parë ndonjëherë të bëj viktimën në publik, t’i drejtohem audiencës shqiptare, se e bëjnë gjithë gratë në politikë, dhe t’i them si ka mundësi një grua, një nënë e copëtoni kështu në publik?! Unë për çështje personale me Edi Ramën, jo që nuk kam ofertuar unë të diskutoj, por nuk guxon njeri t’i afrohet, mua Grida Dumës, me ofertë sa i përket Edi Ramës.

Pa asnjë diskutim kur kam ardhur këtu, e kam ditur që nëse ka lobime dhe situata të kësaj natyre bëhen shumë mirë në politikë, atje ku je në politikë nuk të sheh njeri, këtu në publik na shohin të gjithë.

Nuk jam e qartë se pse kjo është paqartë.

Tani, kur unë, dhe nuk ka të bëjë me çështje personale të këtij viti, vitit tjetër etj, flas për çështje të miat personale, dhe nuk ka guxuar njeri të mendojë që bëhen pazare me Edi Ramën, sepse këtë personalitet e kam krijuar nga politika dhe vij këtu.

Nga ana tjetër, kur unë nuk shtrij dorën për gjëra të pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri guxim të më përdorë mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin, janë çështje minore në situatën time, nuk duhet absolutisht në publik të them një gjë që e kam parim, por besoj e kam përcjellë, unë humanen nga politikan ia unë e ndaj.

Nuk guxon njeri të më përmendë mua pazare të vogla, sepse unë qëndroj Big, dhe qëndroj Big së pari si njeri…

PD sot nga i vogli te i madhi, duhet të zhdukë foltoren 2.0, 2.1, 3.1, 7.4, dhe të vendoset në një pozicion krejt tjetër me vetveten dhe të brendshmen dhe të gjej mënyrën sesi në këtë moment nuk ka asnjë aksioner opozitar të cilin e ka tepër”, tha Duma në reagimin e saj nga studio e Top Story..

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *