Kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e vendit në një takim që po zhvillohet në Golem, ku u ndal në disa çështje, veçanërisht në situatën e krijuar në vend ditët e fundit për shkak të përmbytjeve.
Rama lajmëroi ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të trajtuar dhe zgjidhur problematika të natyrave të ndryshme.
“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të trajtuar të gjitha problemet e për t’i futur në vijë qoftë në aspektin rregullativ, qoftë në aspektin e problematikave të natyrave të ndryshme që e shihni të arsyeshme të trajtohen. Do të propozoja që këtë grup pune ta drejtoje ministri i Pushtetit Vendos, ndërsa në të, të jenë edhe ministri i Ekonomisë, ministri i Kulturës, dhe ai i mjedisit. Nga pushteti vendor kryetari i bashkisë Lezhë, ai i bashkisë Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës, Roskovec”, tha Rama.