Habit Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të Edi Ramës…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në Prishtinë, të cilën e cilëson si “hipokrite”.

Sipas Berishës, pazaret e kryeministrit Edi Rama në Beograd, janë shkaku se pse po gjykohen në Hagë 4 ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Të dashur miq, sot në prag të pavarësisë, Edi Rama bëri një vizitë blic në Kosovë. Me këtë rast, unë dua t’ju shpreh qytetarëve të Kosovës mendimin tim se, sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës. Unë e bëj këtë deklaratë sot, sepse me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte në publike ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj. Sot ai vrapoi për të deklaruar mbështetjen për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë. E kam denoncuar dhe denoncoj publikisht pretencën e prokurorëve të Hagës, si një pamflet të propagandës ultranacionaliste serbe ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës dhe të Luftës Çlirimtare të saj. E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vet Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovën. Ky armik i egër është njeriu kryesor i presionit maksimal ndaj udhëheqjes së atëhershme politike të Kosovës për votimin e ligjit të Gjykatës së Kosovës në Hagë. Ligj i cili, në realitet ka norma dhe standarde të papranueshme, në raport me të drejtën ndërkombëtare. Edhe njëherë, dënoj këtë vizitë si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati në Tiranë, njëlloj me Enver Hoxhën, nga viti 2013 gjer sot”, tha Berisha.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *