Hapet kapitulli i fundit i negociatave Shqipëri-BE! Tirana mbyll procesin në kohë rekord

Ditën e hënë, më 17 nëntor, do të hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave në Konferencën e shtatë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. Ky moment shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën e shtatë Ndërqeveritare, së bashku me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar, për të hapur negociatat për grup-kapitullin pesë, të quajtur “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Pas përfundimit të punimeve, kryeministri Rama, komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Grup-kapitulli pesë përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikim më të drejtpërdrejtë te prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit.

Përmes këtij grup-kapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe digjitalizimin e zinxhirit ushqimor.

Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet evropiane për menaxhim të qëndrueshëm.

Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.

Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat evropiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.

Hapja e grup-kapitullit pesë përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me BE-në, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Related Posts

“Bashkë në hotel”/ Plas keq mes Rogertit dhe Selin: Kam informacione! Në Dubai ça ke bërë?

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi kur ky i fundit iu…

Rogerti bën deklaratën e papritur për moderatoren Argjira Spanca, reagon kjo e fundit

Një bisedë e zakonshme mes djemve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka zbuluar një simpati të veçantë të Rogertit për moderatoren e njohur, Argjira Spanca. Gjatë…

Njihuni me babanë e Selinës/ Portreti i panjohur që trazoi “BBV”

Selin Bollati është kthyer në një nga protagonistet kryesore të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, por vëmendja së fundmi është zhvendosur jashtë shtëpisë, te babai i…

“Me sa meshkuj ka bërë seks njëkohësisht motra jote?”/ Pas deklaratës shokuese nga Rogerti, vjen reagimi i motrës së Mateos!

Deklarata shokuese e Rogertit, i cili i përmendi Mateos motrën në një kontekst tejet banal duke e pyetur “me sa veta ka bërë seks njëkohësisht”, ka sjellë…

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Ballukun (E PLOTË)

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka zbardhur vendimin e plotë për çështjen e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të marrë më 6 shkurt. Trupa…

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në ‘kilometrin e fundit’

Ervin Salianji refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e PD. I ftuar në Report Tv, Salianji i përgjigjet me ironi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *