Historia tronditëse e Stelinës: Babai u shndërrua në përbindëshin e jetës sime, tentoi të vrrasë mamin dhe motrën me th*kë

Në një nga momentet më të forta dhe më tronditëse të këtij sezoni, banorja Stelina ka ndarë për herë të parë publikisht një histori që ka lënë pa fjalë banorët dhe publikun jashtë shtëpisë.

Me zërin që i dridhej dhe lotët që mezi i mbante, Stelina rrëfeu një episod të errët nga fëmijëria e saj, që do ta shoqëronte për gjithë jetën.

Ajo tregoi se ishte vetëm një fëmijë, duke luajtur jashtë shtëpisë, kur dëgjoi të bërtitura të forta që vinin nga brenda.

Kur hyri, gjeti nënën duke mbledhur rrobat, me fytyrën e lënduar. Babai i saj ishte aty, i armatosur, dhe situata kishte dalë jashtë çdo kontrolli.

Në një përpjekje për t’u mbrojtur, nëna u përball e para me të dhe u plagos rëndë në fytyrë, në gojë, pranë zemrës dhe në dorë, teksa tentoi t’i kapte armën.

Në momentin që ndërhyri edhe motra e saj, Krista, ajo u plagos gjithashtu. Për të shpëtuar jetën, motra arriti ta neutralizonte duke e goditur në kokë, duke e lënë pa ndjenja.

Stelina rrëfeu se në atë moment ajo kishte mbetur e ngrirë në shtrat, pa folur, e paralizuar nga frika. Me duart e tyre, ato ndihmuan njëra-tjetrën dhe dolën jashtë, ndërsa policia mbërriti menjëherë.

Pamja që e ndjek ende sot është ajo e spitalit, ku pa të atin të lidhur me pranga në një shtrat.

Pas ngjarjes, ajo humbi të folurën për një periudhë. Mjekët konstatuan se ishte traumatizuar rëndë. Shumë njerëz i thonin nënës së saj se nuk do t’ia dilte kurrë t’i rriste vajzat e vetme.

Por Stelina tregon se atëherë, edhe pse fëmijë, gjeti forcën të fliste dhe të thoshte se një ditë njerëzit do ta dinin emrin e saj.

Ajo e takoi të atin vetëm dy herë, të ndarë nga xhami i burgut, dhe më pas vendosi të mos e shihte më kurrë. Në qershor të vitit 2025, ai ndërroi jetë.

Sot, Stelina thotë se shpresa e saj është që, kur të shkojë te varri i tij, ta ketë gjetur paqen dhe faljen brenda vetes.

“Ne nuk e lëshuam kurrë dorën e njëra-tjetrës”, u shpreh ajo me emocion, duke e quajtur nënën heroinën e vërtetë të familjes dhe motrën Kristën shtyllën e jetës së saj.

Jo rastësisht, siç tregoi Stelina, ajo ka zgjedhur të studiojë drejtësi, sepse gjithë jeta e saj është ndërtuar mbi nevojën për drejtësi, mbrojtje dhe zë për ata që nuk kanë.

Një rrëfim i dhimbshëm, i sinqertë dhe i fuqishëm, që e tregoi Stelinën jo thjesht si një banore të një reality show, por si një vajzë që ka mbijetuar, është ringritur dhe sot flet me guxim për plagët që nuk duken.

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *