“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Opinion” edhe për raportin e tij me babain. Ai u shpreh se pavarësisht se ai kishte autoritet, nuk i ka ndikuar asnjëherë në mendime.

Ai rrëfeu se është rritur edhe me gjyshen dhe se ka qenë shumë i lidhur me të. Po ashtu, nuk la pa treguar edhe një nga gjërat që ia ka thënë gjyshja dhe që e mban si pikë referimi për veten e tij.

“Tim eti i detyrohem një gjë shumë të madhe që pavarësisht se ishte një njeri me autoritet nuk e ushtronte asnjëherë autoritetin e tij për të të thënë që mendo si mendoj unë. Ne ishim në një shtëpi ku unë dhe gjyshja faktikisht flinim në një dhomë. Ishte një dhomë e vogël dhe kishim dy krevatë. Unë zgjohesha me gjyshen, flija me gjyshen. Dëgjoja gjyshen nga mëngjesi. Prindërit ishin shumë kërkues, por unë isha içik më ndryshe dhe isha içik më hall. Pasi zhvillohej një konflikt mes meje dhe prindërve, siç i ndodh të gjithë fëmijëve kërkoja strehë te gjyshja sepse me gjyshen ishim shumë të afërt. Dhe gjyshja ime thoshte dhe kishte një mënyrë shumë origjinale për të më ngushëlluar. Më thoshte, shiko mos u mërzit, prindërit bëjnë detyrën e tyre, kjo është detyra e tyre dhe duhet ta bëjnë. Duhet të të thonë ty çfarë bëre gabim.

Nga ana tjetër ti do bëhesh burrë dhe burrat të gjithë bëjnë gabime, kështu që do bësh gabime, do bësh gjëra për të cilat të tjerët nuk do jenë të kënaqur vetëm të lutem thoshte mos harro asnjëherë që shumë njerëz do takosh në jetë, shumë gjëra do të të thonë, por takimi më i rëndësishëm është ai që do bësh të fundit. Takimi i fundit është me dikë që është një plak shumë i vjetër me flokë të bardha, të gjata, me mjekër të bardhë që quhet Shën Pjetër thoshte. Dhe kur të shkosh te ai… Kjo lidhej me faktin që prindërit e kishin bezdi që shoqërohesha me djem më të mëdhenj se vetja. Natyrisht ata me të drejtë thoshin ç’punë ka ky 10 vjeç me 15-vjeçar, 15 vjeç me 25-vjeçar dhe ajo thoshte, ky është njeriu më i rëndësishëm që të takosh sepse ai ka biletat për të shkuar në parajsë ose në ferr. Dhe do të të pyesë po hë më thuaj çfarë ke bërë deri tani? Si e ke kaluar jetën? Ti do thuash kam bërë këtë, kam bërë atë, kam punuar. Asgjë nga këto nuk mjafton sepse do thotë, të gjitha këto për veten tënde i ke bërë, po për të tjerët çfarë ke bërë? Kjo më rivjen sidomos në rastet kur ndjehem i ngarkuar nga ndonjë gjë, nga ndonjë situatë. Ose kur vjen një moment që ajo sasia e baltës bëhet e madhe dhe njeriu thotë po çfarë merrem unë me këtë histori. Pastaj më vjen kjo si një mënyrë për të kujtuar që kam bërë këtë e atë. Në këtë kuptim është një balancë që anon nga kjo anë”, tha Rama.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *