I fundit! Shpallet në kërkim milioneri shqiptar (Foto)

Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh kërkohet nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Shkak është mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen ndaj tij.

Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike.

Sipas argumentimit të gjykatës, siguruar nga Weblajm, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar gjykatën të bëjë shpallje publike. Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT Express Albania” sh.p.k.

Sipas të dhënave zyrtare, çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k. dhe “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Palë e tretë në proces është përfshirë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Objekti i padisë lidhet me pavlefshmërinë e një vendimi të asamblesë dhe kërkesën për sigurim padie.

Aksioneri paditës, i cili zotëron një pjesë minoritare të kompanisë postare, pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e efekteve të vendimeve të marra, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 13 shkurt 2026, në orën 13.00, ku pritet që Dionis Teqja të paraqitet ose të përfaqësohet ligjërisht. Në të kundërt, procesi do të vijojë edhe në mungesë të tij, pasi njoftimi konsiderohet i vlefshëm sipas ligjit.

Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile parashikon qartë se, kur vendbanimi ose vendqëndrimi i një personi nuk dihet dhe njoftimi nuk mund të kryhet me mënyrat e zakonshme, gjykata ka të drejtë të përdorë shpalljen publike.

Pas afishimit për një periudhë jo më pak se 20 ditë, pala konsiderohet e njoftuar ligjërisht, pavarësisht nëse paraqitet apo jo./ Weblajm

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *