“I trembur e i frikësuar, Berisha shikon veten te Maduro”/ Çupi: Forcat Delta mbrojtën Shqipërinë nga Saliu

Aksionin e SHBA në Venezuelë, ku u arrestua nga Forcat Delta Presidenti Nicolas Maduro, kreu i opozitës në Shqipëri Sali Berisha, e ka interpretuar si një shenjë pozitive për vendin tonë. Po, pse? Sipas euforisë së Berishës, diçka e ngjashme do i ndodhë edhe kryeministrit Edi Rama, për këtë të fundit Berisha vendosi afat deri në fund të muajit shkurt. 

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se deklaratat e Berishës janë qesharake, saqë shtoi se është për të ardhur keq që vendi ynë ka një opozitë të tillë. 

Çupi shtoi më tej gjatë fjalës së tij se Berisha nuk jem më mesazhe, por është i frikësuar për veten, pasi sipas analistit kreu i PD është më keq se Maduro, nga krimet dhe shkeljet që ka bërë. 

“Është kthyer në një komedi tragjike. Është fyerje për ne, që kemi një opozitë të tillë. Është e rëndë. Nuk i shkon mbrapa njeri dhe nuk e përfill njeri. Gjëja më serioze është që Berisha ka arritur të përvetësojë një aksion të SHBA-ve në Amerikën Latine, në Venezuelë. Po, çfarë e lidh Berishën me Maduron?! Berisha nuk jep mesazhe më, është i trembur dhe i frikësuar. Berisha shikon veten te Maduro. Që nga viti 1992 e deri më sot shteti i Maduros ka ndërruar tre presidentë, dhe Shqipëria nuk ka ndërruar akoma Sali Berishës, nuk i shqitet vendit. 

Forcat Delta kanë ardhur në Shqipëri për të mbrojtur Ambasadën Amerikane dhe ambasadoren nga Sali Berisha. Kundër SHBA, Berisha ka ngritur një shtet islamik. Theu Rezolutën e Shteteve të Bashkuara për të mos sulmuar grupet terroriste. Maduro nuk i afrohet Sali Berishës, është shumë i vogël, Berisha ka vjedhur votën”, tha analisti Çupi. 

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *