Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë.

Konflikti familjar tashmë ka kaluar në përmasa ligjore, duke detyruar artistin të shtyjë koncertet dhe të paraqitet në gjykatë.

Sipas mediave turke, Ibrahimi u pa në Gjykatën e Bitezit në Bodrum për të dhënë dëshminë e tij lidhur me një incident të rëndë të ndodhur mes tij dhe vajzës.

Sipas pretendimeve që kanë bërë xhiron e mediave turke, Dilan Çıtak i ”ka hedhur të atit një telekomandë” gjatë një debati, veprim që autoritetet e kanë cilësuar si rrezik potencial.

Pas kësaj ngjarjeje, Ibrahim Tatlıses ka marrë vendimin e fortë për ta paditur vajzën e tij, duke e çuar konfliktin familjar në dyert e drejtësisë. Mediat raportojnë se këngëtari është paraqitur në gjykatë me karrocë çka ka shtuar edhe më shumë vëmendjen e publikut.

Si pasojë e këtij skandali, Tatlıses ka shtyrë dy koncerte të planifikuara në Gjermani.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ndërsa pritet që procesi gjyqësor të zbardhë detajet e plota të këtij konflikti që ka tronditur showbizin turk.

Related Posts

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Historia tronditëse e Stelinës: Babai u shndërrua në përbindëshin e jetës sime, tentoi të vrrasë mamin dhe motrën me th*kë

Në një nga momentet më të forta dhe më tronditëse të këtij sezoni, banorja Stelina ka ndarë për herë të parë publikisht një histori që ka lënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *