Ish-presidenti dënohet me pesë vjet burg

Një gjykatë në Korenë e Jugut dënoi ish-presidentin Yoon Suk Yeol me pesë vite burg për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim të detyrës.

Ky është vendimi i parë penal në një seri procesesh gjyqësore ndaj tij, që lidhen me përpjekjen e dështuar në fund të vitit 2024 për të vendosur ligjin ushtarak në vend.

Më shumë se një vit pas veprimit të tij kundër parlamentit, që shkaktoi një krizë të rëndë politike dhe çoi në shkarkimin e tij, 65-vjeçari konservator u dënua me një masë më të lehtë se ajo e kërkuar nga prokuroria, e cila kishte kërkuar 10 vite burg.

Ish-presidenti Yoon Suk Yeol përballet gjithashtu me edhe shtatë gjyqe të tjera. Në më të rëndësishmin prej tyre, ku akuzohet për rebelim, ai rrezikon edhe dënimin me vdekje.

Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit u shpreh për një nga aspektet dytësore të çështjes, e cila kishte zhytur vendin në muaj të tërë protestash masive dhe paqëndrueshmërie politike.

Yoon akuzohej se kishte përjashtuar anëtarë të qeverisë nga një mbledhje për përgatitjen e shpalljes së ligjit ushtarak, si dhe se kishte penguar hetuesit që të kryenin arrestimin e tij.

Për javë të tëra, ai ishte mbyllur në rezidencën e tij në Seul nën mbrojtjen e rojeve personale, duke bërë që të dështonte edhe një përpjekje e parë e autoriteteve për ta arrestuar.

Yoon u arrestua përfundimisht në janar të vitit të kaluar, gjatë një operacioni që zgjati disa orë, duke u bërë presidenti i parë në detyrë në Korenë e Jugut që arrestohet dhe burgoset.

“Edhe pse kishte detyrimin, më shumë se kushdo tjetër, të garantonte respektimin e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës si president, i pandehuri tregoi një qëndrim përbuzës ndaj Kushtetutës”, deklaroi kryetari i trupit gjykues, Baek De-hyun, duke shpallur vendimin.

Yoon Suk Yeol ka shtatë ditë afat për të apeluar vendimin, por përballja e tij me drejtësinë është larg përfundimit.

Në procesin e veçantë për akuzën e rebelimit, prokuroria kërkoi të martën dënimin me vdekje, një ndëshkim që ende ekziston në Korenë e Jugut, ndonëse asnjë ekzekutim nuk është kryer që nga viti 1997. Vendimi për këtë çështje pritet të shpallet më 19 shkurt.

Related Posts

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Ish-banorja nxjerr fotot e Brikenës: Kjo “vajza e mirë” ia merte…

Brikena Selmani, ish-Miss Kosova dhe një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 5”, është vënë në shënjestër të sulmeve nga jashtë shtëpisë. Këtë…

Është lojë?, pas primes Limi dhe Alba shihen në përqafimin e njëri-tjetrit

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato…

Çka ndodhi mes Endrit dhe Benitës pas “Prime”-it? Lëvizjet në rrjetet sociale të dyshes ngrenë dyshime

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio…

“Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *