Italiani nuk e njihte! Ngel pa fjale kur zbulon kush eshte Reshat Arbana, ja cfare i ndodhi aktorit te madh shqiptar (Video)

Emiliano, një bloger italian që pothuajse të gjithë e kemi ndeshur rrugëve të Tiranës apo dhe në mediat sociale për dashurinë e tij për Shqipërinë – edhe falë partneres së tij shqiptare Silvana-, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me të madhin Reshat Arbana.

“Pashë Silvanën të “hidhej” nga karrigia kur e pa që po vinte… Ajo u emocionua duke kërkuar një foto dhe unë nuk mund të mos kënaqesha…”, shkruan Emiliano mbi këtë fotografi që e ka ndarë me mijëra nga ndjekësit e tij shqiptarë dhe të huaj.

Normalisht, ai nuk e njeh aktorin dhe kineastin e shquar shqiptar, ndaj nuk ka kuptuar emocionet e partneres së tij kur ka parë që Reshat Arbana po ulej në të njëjtën kafe ku ndodheshin dhe ata, në Tiranë.

Emiliano ka pyetur ndjekësit e vet nëse ata e njihnin aktorin në fotografi dhe komentet kanë qenë me qindra. Disa madje i shkruanin se nuk ka shqiptarë që të mos e njohë Reshat Arbanën dhe veprën madhështore të tij për kinematografinë shqiptare.

Një ditë më pas, ai ka publikuar dhe një video që ka realizuar me partneren dhe Reshat Arbanën, duke theksuar se vetëm pas mesazheve të shumta e ka kuptuar realisht se kush ishte “personi”, për të cilin, partnerja e tij Silvana u emocionua vërtet aq shumë kur e pa.

“Duke pare pergjigjet tuaja ne foton e publikuar dje, kuptova se kush eshte ne te vertete ky personazh per ju shqiptaret. Tani e kuptoj më mirë emocionin e Silvanës kur e shoh… Super person i dobishëm me të cilin kishim 2 biseda të shpejta”, shkruan blogeri italian dhe ndan videon.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *