JA CFARE PO NDODH MES IRANIT DHE SHBA ?

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara do të zhvillojnë një stërvitje ajrore disaditore në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në rajon mes tensioneve në rritje me Iranin.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), stërvitja synon të testojë aftësinë e pilotëve për të operuar dhe kryer misione luftarake në kushte të vështira, në mënyrë të sigurt dhe në bashkëpunim me partnerët rajonalë. “Këto ushtrime tregojnë se forcat tona mund të shpërndahen, të operojnë dhe të gjenerojnë sulme luftarake me saktësi dhe siguri, përkrah aleatëve tanë”, thuhet në deklaratën e gjeneral-lejtënant Derek France, komandant i AFCENT-it.

Njoftimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se një “armatë” po i drejtohet Iranit dhe la të hapur mundësinë e veprimeve ushtarake ndaj regjimit iranian, të cilin e ka akuzuar për shtypje të dhunshme të protestave antiqeveritare. Grupi goditës i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ka mbërritur tashmë në rajon, sipas një njoftimi të CENTCOM-it.

Megjithatë, burime për CNN bëjnë të ditur se presidenti Trump ende po shqyrton opsionet e mundshme dhe se nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për veprime ushtarake. “Kemi shumë anije që shkojnë në atë drejtim, për çdo rast. Do të preferoja të mos ndodhte asgjë, por po i vëzhgojmë nga shumë afër”, tha Trump.

CENTCOM nuk ka bërë të ditur vendndodhjen apo kohëzgjatjen e saktë të stërvitjeve, as mjetet që do të marrin pjesë. Autoritetet amerikane theksojnë se ushtrimet do të zhvillohen me miratimin e vendeve pritëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet civile dhe ushtarake të aviacionit, duke respektuar sovranitetin e tyre.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar javët e fundit, pas shtypjes së përgjakshme të protestave në Iran. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), më shumë se 5,800 protestues janë vrarë që nga nisja e demonstratave, ndërsa mijëra raste të tjera janë ende në verifikim. CNN thekson se nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto shifra, ndonëse autoritetet iraniane kanë pranuar se mijëra persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, Irani ka ashpërsuar retorikën ndaj SHBA-së. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, paralajmëroi se çdo sulm do të përballet me një përgjigje të fortë. “Mbërritja e një ose disa anijeve luftarake nuk ndikon në vendosmërinë mbrojtëse të Iranit. Forcat tona të armatosura po monitorojnë çdo zhvillim”, deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, disa vende të rajonit, përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë përdorimin e hapësirës së tyre ajrore për veprime ushtarake kundër Iranit. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë deklaruar gjithashtu se nuk do të ofrojnë mbështetje logjistike për një operacion të tillë, pavarësisht se strehojnë forca ushtarake amerikane në territorin e tyre.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *